LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e kuorumit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ish deputeti Mustafa: Luftë primitive partiake

Mungesa e kuorumit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ish deputeti Mustafa: Luftë primitive partiake

Ish deputeti Muhamet Mustafa e ka quajtur luftë primitive mungesën e kuorumit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se kjo është neglizhencë dhe papërgjegjësi kundër interesit publik.


Lexoni të plotë postimin e Mustafës:

“Çka të thuhet me këtë rast ? Lufta primitive partiake, popullzimi manipulativ, neglizhenca e papërgjegjësia, apo të gjitha së bashku kundër interesit publik dhe nevojës për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe nevojat sociale në kushte të rënda të përballjes me COVID 19! Sigurisht për këtë fajin e kanë të dyja pozita dhe opozita. Pozita, para se t’i adresohet opozitës, duhet të sheh se përse kishte vetëm 43 deputet për votim! Ku ishin edhe 20 të tjerë? Derisa nuk adresohet përgjegjësia individuale e deputetëve, grupeve parlamentare dhe partive politike ne Kuvend do te ndodhe kështu. Kjo lloj indolence e deputeteve është prezentë një kohë te gjatë dhe po shkon kah metastazimi, duke e arritur këtë shkallë të amnezisë ndaj nevojave shoqërore dhe interesit publik të atyre që kanë marrë besimin e votuesve. Është koha që deputetet indolent të përballen me përgjegjësinë e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori