LAJMI I FUNDIT:

Juve planifikon transferimin e Zapatas, Atalanta e njofton për çmimin e kolumbianit

Juve planifikon transferimin e Zapatas, Atalanta e njofton për çmimin e kolumbianit

Juventus është duke kërkuar një sulmues qendre për edicionin e ri.

Shumë emra të sulmuesve janë lidhur deri më tani me Juventusin, por asnjëri nuk është zyrtarizuar.


Alvaro Morata,Raul Jimenez, Arkadiusz Milik apo Edin Dzeko janë lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër.

Gjithsesi emri i fundit që po qarkullon në mediat italiane është ai i sulmuesit kolumbian Duvan Zapata.

Sulmuesi kolumbian është dëshira e parë e trajnerit Andrea Pirlo për repartin ofensivë të Juventusit.

Duvan Zapata . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

29-vjeçari prej disa vitesh është në formë të shkëlqyer duke shënuar e asistuar vazhdimisht.

Vetëm në edicionin e fundit Zapata ka shënuar 19 gola e ka bërë dy asistime në 33 takime zyrtare.

Juventus është gati të shpenzojë për të, ndërsa Atalanta i ka bërë me dije se për ta lënë të lirë sulmuesin duhen 55 milionë euro.

Gjithsesi interesim për lojtarin ka shprehur edhe skuadra tjetër italiane Roma që e sheh Zapatan si zëvendësues të boshnjakut Edin Dzeko. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori