LAJMI I FUNDIT:

Pompeo telefonoi Lavrovin: Nëse vërtetohen raportimet se keni kërcënuar ushtarët amerikanë, Rusia do të paguajë çmim të lartë

Pompeo telefonoi Lavrovin: Nëse vërtetohen raportimet se keni kërcënuar ushtarët amerikanë, Rusia do të paguajë çmim të lartë

Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, deklaroi se ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

Pompeo i ka thënë Lavrovit se “do ta paguajë një çmim të madh” nëse rezultojnë të sakta raportimet se rusët kanë kërcënuar ushtarët amerikanë në Afganistan, raporton Reuters.


Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Pompeo tha se përfaqësuesit e lartë të ushtrisë amerikane gjithashtu kanë komunikuar me kolegët e tyre rusë, transmeton Telegrafi.

New York Times raportoi në fund të qershorit se Agjensia Qendrore e Inteligjencës e Rusisë dyshohet se pagoi luftëtarë talibanezë që të kryejnë me sukses sulme mbi ushtarët amerikanë dhe anëtarët e tjerë të forcave të NATO-s.

I pyetur nëse i besonte atyre raportimeve, Pompeo u përgjigj “Ne e kemi sqaruar atë. Ne e dimë se rusët armatosën talebanët në të kaluarën, ne e dimë se iranianët janë ende duke i armatosur ata sot”.

Pompeo gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur qartë synimet dhe se do të bëjë gjithçka që duhet për ta mbrojtur çdo ushtarë amerikanë, i cili merr pjesë në aksione të ndryshme të NATO-s në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Kalo në kategori