LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Territori i paprekshëm, në politikë do të jem gjatë me njerëz që ia duan të mirën Kosovës

Osmani: Territori i paprekshëm, në politikë do të jem gjatë me njerëz që ia duan të mirën Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osamni, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Mitrovicës ka thënë se ajo në skenën politike do të jetë për një kohë të gjatë, me njerëzit që ia duan të mirën Kosovës.

Osmani po ashtu ka thënë se askujt nuk do t’i lejohet që të bëjë pazare me kufijtë  e Kosovës.

“Çështjet politike është që do të më shihni edhe shumë gjatë në skenën politike të Kosovës dhe do të më shihni me njerëzit që ja duan të mirën Kosovës dhe tash po shihet se kush ja donë të mirën Kosovës. Unë do të jem aty ku më duan qytetarët…Në qoftë se dikujt i shkon mendja ta bëjë pjesë të negociatave qoftë duke i dhënë territor apo duke e shndërruar Mitrovicën në një vend jo funksional atëherë plane të tilla nuk do të lejohen”, është shprehur Osmani, raporton Ekonomia Online.


Osmani ka folur edhe për çështjen e ambientit, për të cilën temë ka thënë se duhet të flitet më shumë se një herë në vit.

“Shumë njerëz mendojnë që tema ambientit është temë luksi, por nuk është sepse shëndeti nuk është luks. Mos të flasim për ambientin vetëm një ditë në vit, por të flasim çdo ditë sepse në Kosovë numri i qytetarëve tanë që vdesin nga ndotja e ambientit është numër i madh”.

“Në emër të kuvendit të solidarizohemi me qytetarë e Mitrovicës për këtë pandemi të tmerrshme, por duhet të siguroheni qe kurdo që vjen momenti që rindërtimi i ekonomisë sonë të bëhet duke ndërtuar një ambient për të gjithë. Investimi kryesor do të duhet të jetë në arsim dhe ambient. Ne duhet ta detyrojmë qeverinë me ligj qe të mbjellë drunj në komuna”, ka  thënë Osmani.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në komunën e Mitrovicës tani për tani janë duke u pastruar dy lumenj.

“Secili prej neve mundet me dhanë kontributin sidomos qytetarët që duhet ta dinë se pa pastërti nuk ka qytet. Ne i kemi 4 lumenj në Mitrovicë dhe 2 jemi duke i pastruar. “Ndërsa projekti i cili lidhet ky liqen akumulues do të vazhdon deri te ura e Ibrit, ku do të jenë edhe shëtitore, pjesë dekoruese të qytetit që sigurisht do të jenë pjesë të gjelbëruara”, është shprehur Bahtiri.

Kryetarja e Komisionit për shëndetësi, Albena Reshitaj ka thënë se në Mitrovicë gjithmonë ka pasur probleme në zhvillimet politike dhe ekonomike.

“Është kënaqësi kur krerët institucional janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka mjedisi. Ne e dimë që Mitrovica në zhvillimet e saj politike dhe ekonomike ka pasur gjithmonë probleme. Mendoj që nëse flasim për mjedisin ne po luftojmë për të mbrojtur shëndetin tonë dhe më vjen mirë që në kohën si ministre kam sjellë projekte për mjedisin”, tha ajo.

Haxhi Avdyli, nënkryetar i Komisionit për shëndetësi ka theksuar se temat ambientale në Kosovë janë stopuar.

Ai ka thënë se kanë iniciuar formimin e një komisioni për menaxhimin e lumenjve.

“Në Kosovë çështjet ambientale pak janë stopuar, por duhet ta dimë që shëndetësia  dhe ambienti janë një sepse çdo ndërhyrje në ambient është ndërhyrje në shëndet”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Hajrullah Çeku nga LVV-ja ka kritikuar qeverinë e vendit se nuk po merret me çështjet e mjedisit.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori