LAJMI I FUNDIT:

Pirlo si trajner i Juventus, i vë ultimatum klubit t’i transferojë dy yjet e mëdha italianë

Pirlo si trajner i Juventus, i vë ultimatum klubit t’i transferojë dy yjet e mëdha italianë

Andrea Pirlo është bërë trajner i Juventusit pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.

Ish-mesfushori i famshëm italian do ta ketë provën e parë në karrierë, teksa drejtuesit e klubit i kanë dhënë gjithë besimin atij.


Pirlo me Juventusin synon që të vazhdoj dominimin në futbollin italian, teksa prioritet është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Me të marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër, trajneri italian i ka vë ultimatum klubit për t’ia sjell dy futbollistë të talentuar në skuadër.

Fjala është për dy talentet më të mëdhenj italian, Sandro Tonali i Brescias dhe Nicolo Zaniolo i Romës.

41-vjeçari i pëlqen jashtëzakonisht shumë dy lojtarët dhe ka kërkuar nga klubi që të bëjnë të pamundurën për t’i transferuar ata në Allianz Stadium.

Juventus edhe më parë është interesuar për këta dy futbollistë, por nuk do të jetë fare e lehtë transferimi i tyre.

Brescia për ta lënë të lirë Tonalin kërkon një shumë rreth 50 milionë euro, teksa për lojtarin në garë është edhe Inter dhe Milan.

Në anën tjetër edhe më i vështirë duket transferimi i mesfushorit ofensivë Nicolo Zaniolo nga Roma.

Giallorosët kanë ndërruar pronar dhe duket se drejtuesit e rinj nuk duan largimin e lojtarit për asnjë çmim.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Juves do t’ia plotësojnë dy dëshirat e para trajnerit të tyre të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori