LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite shqyrtimi i projektligjit për luftimin e pandemisë COVID-19

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite shqyrtimi i projektligjit për luftimin e pandemisë COVID-19
Foto: Arkiv

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e propozim-rezolutave dhe rekomandimeve, ndërsa me pas do të mblidhet në seancë të re.

Seanca do të nis në orën 10:30, ku në rend dite është votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së si dhe votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

Ndërkaq, senaca e re do të nis në orën 11:00 me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni, si dhe atë të GP të Vetëvendosjes për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

Reni i ditës për dy seancat: 

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14 dhe 23 korrik 2020:

1. Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

2. Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 23 dhe 24 korrik 2020:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, e propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 7 deputetë tjerë.
—-

Seanca plenare

Rendi i ditës

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

6.    Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,

7.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,

8.    Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

9.    Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10.    Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

11.    Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,

12.    Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit

Lajme
Presidenti turk Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti, pamje nga vizita

Presidenti turk Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti, pamje nga vizita

Lajme
Trendi i rrezikshëm në

Trendi i rrezikshëm në "TikTok", tre nxënës të shkollës në Gllogovc të Lipjanit dyshohet se lënduan veten me mjete të mprehta

Lajme
Specialja merr vendim për ankesën e Nasim Haradinajt

Specialja merr vendim për ankesën e Nasim Haradinajt

Drejtësi
Policia Ushtarake e FSK-së ngrit kapacitetet e mbështetjes luftarake

Policia Ushtarake e FSK-së ngrit kapacitetet e mbështetjes luftarake

Siguri
Kalo në kategori