LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime, Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime, Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme
Foto: Ilustrim

Nga pasdita e së martës disa pjesë të Kosovës u përfshinë nga reshjet e forta të shiut.

Vërshimet nuk munguan as në kryeqytet që zakonisht kur ka reshje të tilla përballet me këtë problem. Gëzim Osmani nga Ministria e Infrastrukturës thotë se asnjë rrugë nuk është e bllokuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.


“Sot qysh nga mëngjesi ka pasur të reshura atmosferike por sipas informatave nga terreni gjendja e rrugëve është e mirë. Ka pasur disa erodime të vogla por asnjë rrugë nuk është e bllokuar. Kompanitë janë në terren dhe po i mirëmbajnë rrugët”, tha Osmani për RTV Dukagjinin.

Ndërsa Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se reshje të tilla të shumta mund të ketë edhe ditëve në vijim e për pasojë mund të ketë edhe përmbytje.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime” ka njoftuar IHMK.

Pas këtij njoftimi kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se FSK është e gatshme të reagojë varësisht nga nevojat e komunave.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka shkruar Hoti./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori