LAJMI I FUNDIT:

Manchester City dëshiron t’i kompletojë pesë transferime në këtë afat

Manchester City dëshiron t’i kompletojë pesë transferime në këtë afat
Pep Guardiola (Foto: Getty Images/Guliver)

Manchester City është duke tentuar që të transferojë pesë lojtarë në këtë afat kalimtar para se të fillojë edicioni 2020/21 më 12 shtator.

Citizens e transferuan për 40 milionë euro Ferran Torresin nga Valencia në të martën e kësaj jave, derisa po tentojnë të marrin edhe Nathan Aken nga Bournemouthi për 45 milionë.

Mbrojtësit janë prioritet për Citizens, gjersa kryesori në listën e tyre është Kalidou Koulibaly, mirëpo Napoli i kërkon 110 milionë euro për kartonin e tij.


Foto: Man City/Twitter

City po ashtu po0 tenton të transferojë edhe një sulmues, që do të jetë pasues i Sergio Agueros, ndërsa atë mund të zëvendësojë bashkëkombësi i tij që luan te Interi, Lautaro Martinez.

Në listë është edhe Joao Felixi i Atletico Madridit që kompletoi kalimin nga Benfica në verën e kaluar për 120 milionë euro.

Për t’i realizuar këto dy transferimet e fundit, Cityt do t’i duhen më shumë se 200 milionë euro, derisa thuhet se Pep Guardiola i ka rreth 400 milionë në dispozicion. /Telegrafi/