LAJMI I FUNDIT:

Mjeku që ishte kujdestar, rrëfen si ndodhi djegia e pacientes me oksigjen në Klinikën e Pulmologjisë

Mjeku që ishte kujdestar, rrëfen si ndodhi djegia e pacientes me oksigjen në Klinikën e Pulmologjisë

Pacientja F.Xh e cila është e infektuar me COVID- 19 dhe po trajtohet në klinikën e pulomologjisë, iu shtua edhe një problem shëndetësor, kur një bombol e vogël e oksigjenit mori flakë dhe ia dogji duart.

Mjeku i cili ishte kujdestarë kur ndodhi rasti, Flamur Marku ka thënë se pacientja i ka dëmtuar duart, ndërkaq tha se menjëherë është konsultuar edhe kirurgu plastik dhe ka intervenuar.

Marku ka thënë në Klan Kosova se fatmirësisht bombola nuk ka shpërthyer, ndërsa tha se atë bombolë pacientja e kishte siguruar vet.


“Një pacientë e cila ka siguruar një bombolë, nuk ka qenë një bombolë e klinikës, por e ka siguruar një bombolë për nevoja, për të shkuar në tualet. Edhe në momentin që e ka përdorë, ajo fatmirësisht nuk ka shpërthyer, sepse po të shpërthente bombola është dëmi shumë më i madh, por në momentin që e ka vendos maskën e oksigjenit, aty është ndez një zjarr”, tha Marku.

“Ka disa pacientë që nuk pranojnë të kateterizohen, të cilët dëshirojnë të shkojnë në banjo vet. Nganjëherë, vendosin ashtu edhe pse insistimi jonë është që të kateterizohen sepse është i nevojshëm oksigjeni”, tha mjeku.

Ndryshe, pacientja e kishte përdorur disa herë këtë bombolë, pasi është edhe punëtore shëndetësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori