LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për shfaqjen e sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Dyshime për shfaqjen e sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët dhe institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se  pas vlerësimit të situatës mbi paraqitjen e sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’(Bluetongue)  tek kafshët të konfirmuar në shtetin fqinjë të Republikës se Maqedonisë se Veriut, dhe dy rasteve të dyshimta në fermat e komunave të brezit kufitar.

“ Si masë parandaluese e përhapjes se sëmundjes vendoset ndalesa e lëvizjes se kafshëve në këto komuna: Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Prizren. Komunat e vendit duhet të sigurojnë vendin e groposjes  në rast se kemi ngordhje të kafshëve”, thuhet në njoftimun e AUV-it.


AUV thekson se nëse do të kemi shpërthime të  sëmundjes në komunat tjera do te vlejnë  masat e njëjta.

“Autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin këto veprime për parandalim të përhapjes se sëmundjes:

  • Fermerët blegtoral duhet të njoftojnë rastet e dyshimta të paraqitjes së kësaj sëmundje në fermat e tyre, tek veterinarët lokal apo zyrtaret e komunave;
  • Ndalimi i lëvizjes së kafshëve nga fermat e komunave të lartë cekura;
  • Trajtimi mjekësor i kafshëve të prekura;
  • Dezinsektimi dhe dezinfektimi i fermave dhe kafshëve
  • Groposja e kafsheve të ngordhura në vende të sigurta nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së dhe
  • Mbyllja e tregjeve të kafshëve në të gjithë vendin”, thuhet më tej në njoftim.

Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Gjuha e Kaltër. Sëmundja Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse e cila prek ruminantet shtëpiak. Prej këtyre shenja të theksuara klinike japin delet e më pak dhite dhe shume rralle  lopët. Janë insektet të gjinisë Culicoides qe bëjnë transmetimin e sëmundjes tek kafshët.  Sëmundja nuk transmetohet nga kafsha tek kafsha si dhe nga kafshët tek njeriu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori