LAJMI I FUNDIT:

Benzema zgjedh Neymarin si dribluesin më të mirë në botë, flet edhe për Topin e Artë

Benzema zgjedh Neymarin si dribluesin më të mirë në botë, flet edhe për Topin e Artë

Aftësia e driblimit të Neymarit është diçka që Karim Benzema nuk beson se dikush tjetër i afrohet atij për këto aftësi. 

Të dy luajtën në skuadrat e kundërta të derbit El Clasico në Spanjë gjatë kohës së brazilianit me Barcelonën, por kjo nuk e ka ndaluar francezin të respektojë talentin e Neymarit.


Ylli francez e ka cilësuar sulmuesi brazilian të Paris Saint-Germain si dribluesin më të mirë në botë.

Zbulohet lista e 100 më të mirëve në botë, Messi zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit 21
Lexo po ashtu Zbulohet lista e 100 më të mirëve në botë, Messi zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit 21

“Neymar , dhe kjo është e gjitha”, u përgjigj Benzema kur u pyet nga tifozët në kanalin e tij në YouTube për dribluesit më të mirë sipas tij.

Benzema llogaritej si njëri nga kandidatët kryesor për Topin e Artë të këtij viti, derisa France Football anuloi çmimin për vitin 2020 për shkak të COVID-19.

Kështu mund të dukej renditja përfundimtare për Topin e Artë: Ronaldo e Messi do ishin të dëshpëruar
Lexo po ashtu Kështu mund të dukej renditja përfundimtare për Topin e Artë: Ronaldo e Messi do ishin të dëshpëruar

“Sigurisht që unë mendoj për Topin e Artë”.

“Mendoj që kur kam qenë i vogël, por nuk është një obsesion”.

“Nuk më shtyn mua të çmendem, por kur je konkurrues është normale të mendosh për këtë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/