LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo: Coutinho duhet të rikthehet në Ligën Premier, do të shkëlqente te Arsenali ose Tottenhami

Rivaldo: Coutinho duhet të rikthehet në Ligën Premier, do të shkëlqente te Arsenali ose Tottenhami

Legjenda braziliane, Rivaldo beson se Philippe Coutinho duhet të kërkojë një transferim në Ligën Premier, pasi aty do të shkëlqente.

Ylli i Barcelonës ka luftuar që nga transferimi në Camp Nou nga Liverpooli, ndërsa huazimi i tij te Bayern Munichu nuk ishte një sukses i hapur.


Tani fituesi legjendar i Kupës së Botës me Brazilin, Rivaldo, ka sugjeruar Coutinhon që të bashkohet me Tottenhamin ose Arsenalin, pasi ai mund të jetë klas botëror në ato klube.

Coutinho e dëshiron rikthimin në Ligën Premier
Lexo po ashtu Coutinho e dëshiron rikthimin në Ligën Premier

“Coutinho së shpejti do të kthehet nga huazimi i tij në Bayern te Barcelona, por dyshoj se ai mund të ringjallë karrierën e tij atje”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Mundësia e tij më e mirë mund të ishte kthimi në futbollin anglez, ku ai kaloi sezonet më të mira të karrierës së tij”.

“Cilësitë e tij duket se janë më të përshtatshme, pasi ai dëshmoi në Liverpool kur ishte një nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier”.

Një ekip dhe një rezervë në shitje, Barcelona vendos 12 lojtarë në listën e largimeve të verës
Lexo po ashtu Një ekip dhe një rezervë në shitje, Barcelona vendos 12 lojtarë në listën e largimeve të verës

“Në Arsenal, Tottenham ose Leicester, Coutinho mund të jetë një titullar i rregullt sezonin e ardhshëm”.

“Do të ishte një mundësi e mirë që braziliani të rigjej formën e tij më të mirë dhe të tregojë se ai vazhdon të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm që i përket elitës”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori