Ky edicionin i Superligës përveç që ishte i luftuar dhe solli shumë ndeshje interesante, do të mbahet mend edhe një gjë të veçantë.
Drita dhe Gjilani, e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, gjithsej 68.
Për rastësi të dy skuadrat kishin edhe fitore (21), barazime (5) dhe humbje (7) njëjtë.
Renditja përfundimtare e Superligës
Madje Gjilani shënoi më shumë gola këtë edicion (61), kundrejt 57 të Dritës, që ishin më të mirë në mbrojtje duke pranuar vetëm 23 gola, për dallim nga Gjilani që mori 27. Pra edhe gol dallimi ishte i njëjtë (+34).
Drita ishte shpallur një xhiro para fundit kampion, pasi kishte tri pikë më shumë se Gjilani dhe ishte e sigurt që në çdo variant, edhe ky që erdhi në fund, do të ishin kampion.
Kjo pasi sipas sistemit që përdorët në Superligë, në rast të pikëve të barabarta, shikohen ndeshjet mes dy ekipeve, shkruan Telegrafi.
Drita kishte fituar dy herë ndaj Gjilanit, ndërsa kishte pësuar një herë.
Drita kishte fituar ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave me rezultat 1-0 me golin e Ardian Cucuit, të dytën (2-0) me dy golat e Betim Haxhimusës.
Ndeshja e tretë e kishte fituar Gjilani me rezultat 2-0, me golat e Sebino Plakut dhe Adenis Shalës.
Kjo pra është arsyeja që Drita është shpallur kampion me pikë të barabarta me Gjilanin.
Asnjëherë nuk ka ndodhur në histori të Superligës nga paslufta, që kampioni të shpallej në këtë mënyrë.
Sezonin që ishte më i ngushtë deri tani ishte ai 2014/2015, kur Feronikeli me (67 pikë), një pikë më shumë e Besa (66), ishte shpallur kampion i Kosovës.
Drita do të përfaqësojë Kosovë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Gjilani në Ligën e Evropës.
Skuadra e tretë që do të përfaqësojë Kosovën në Ligën e Evropës do të dihet pas finales së Kupës, Prishtina – Ballkani.
Nga sezoni i ardhshëm Superliga do të ketë vetëm 10 skuadra, ku pritet sërish luftë e madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'