Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, tha të shtunën se republikanët do të bëjnë publike të hënën detajet e paketës së ardhshme të ndihmës lidhur me pandeminë ndërsa siguroi se ajo kishte mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.
Komentet zoti Mnuchin i bëri pas një takimi me një nga ndihmësit kryesor të presidentit, përqendruar tek disa ndryshime të propozimit republikan prej 1 trilion dollarësh.
Zotit Mnuchin u tha gazetarëve se zgjatja e afatit të një përfitimit shtesë krahas asaj që amerikanët marrin si pagesë papunësie, ishte përparësi kryesore për zotin Trump.
Por ai tha se pagesa nga qeveria federale do të shënojë ulje në mënyrë të konsiderueshme.
Sekretari i Thesarit e quajti ndihmën e përjavshme prej 600 dollarësh “qesharake” dhe dekurajuese që njerëzit të kthehen në punë.
Ai tha gjithashtu se në muajin gusht amerikanët do të marrin një çek tjetër prej 1.200 dollarësh.
“Jemi të gatshëm të lëvizim shpejt”, tha zoti Mnuchin pas një takimi në Kongres me shefin në detyrë Personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows. Ai tha se presidenti do ta “mbështesë” patjetër paketën republikane.
Skadimi në fund të korrikut i përfitimit të përjavshëm prej 600 dollarësh krahas pagesës që çdo amerikan merr si i papunë, shtyu republikanët të veprojnë.
Dy muaj më parë demokratët miratuan planin e tyre prej 3 trilionë dollarësh.
Shtëpia e Bardhë po vlerëson mundësinë për ta shkurtuar ndihmën shtesë në rast papunësie në 100 dollarë në javë, ndërsa republikanët e Senatit kërkuan 200 dollarë, duke arritur në një marrëveshje të përgjithshme që pagesa e papunësisë të mos jetë më shumë se 70 për qind e pagës së mëparshme të çdo punonjësi. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251