Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti raportoi për takimet që ka pasur me palën serbe në Bruksel, se PDK nuk beson në procesin e dialogut pa prezencën e SHBA-së në tryezën e bisedimeve.
“Ju thatë zotëri Hoti se i kemi mbrapa miqtë. Nuk jam i kënaqur, unë personalisht hiq. Nuk na duhen miqtë mbrapa por na duhen përkrah. Se a e din çfarë po më shqetëson, se SHBA-të i kemi pasur më herët përballë e tash po më duket i kemi mbrapa. Nuk është mirë. Përnjëmend nuk është mirë. Sepse nuk e kemi të qartë asnjëri prej deputetëve të Kuvendit të Kosovë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë dialog? Ku mbet Ambasadori Grenell? A e din që e kemi hequr tash Grenellin prej diskutimit. Lajçaku tash është tema kryesore. Nuk mundeni me na thanë se tash i kemi mbrapa. Problemi është se ne nuk po i shohim që janë në dialog”, tha Krasniqi.
Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në procesin e dialogut, ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dhe unë ju them se si PDK ne absolutisht nuk besojmë në dialog, proces a çka do që ndërlidhet me Kosovën pa Amerikanët. Jo pse nuk ju besojmë evropianëve. Kemi partneritet 100 përqind dhe besojmë se pa ta nuk mund të ecet përpara. Por ky nuk është proces ose-ose qysh është mundu ish-qeveria me e proklamu. Ky është edhe-edhe. Këtu janë edhe evropianët por duhet të jenë edhe amerikanët. Nuk bënë pa ta. E nëse i kemi mbrapa e nuk i kemi përballë apo në krah, të them të drejtën jam mjaft i shqetësuar”, tha Krasniqi.
Derisa kryeministri Avdullah Hoti deklaroi gjatë debatit se në asnjë prej takimeve që ka pasur në Bruksel asnjëherë nuk I është përmendur çështja e integritetit territorial të Kosovës, deputeti Memli Krasniqi i tha Hotit se mirë që qenka bindur se asnjëherë askush nuk ka folu për integritetin territorial, pasi siç tha Krasniqi, vet Hoti sa ishte deputet në opozitë fliste konspiracione për mundësinë e ndarjes së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'