LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Në vjeshtë planifikojmë ta votojmë reformën pensionale

Reçica: Në vjeshtë planifikojmë ta votojmë reformën pensionale

Në debatin parlamentar lidhur me të drejtat e pensionistëve kontribut dhënës që është propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu nga AAK-së, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, duke vlerësuar këtë debat si mjaft të rëndësishëm tha se çështja e pensionit kontributpagues ka qenë preokupim i tij si ministër i MMPS në mandatin e kaluar.

Por që sipas tij vazhdon të mbetet edhe tani, por jo vetëm preokupim, por edhe prioritet i tij dhe i qeverisë së tanishme.

Ministri Reçica tha se në mandatin e kaluar e kanë hartuar koncept-dokumentin për reformën e plotë të sistemit pensional, që bazohet në hartimin e një ligji unik në të cilin do të trajtoheshin të gjitha të drejtat në pensione. Pika e parë e kësaj reforme ka qenë krijimi i fondit për sigurime sociale për normën e kontributeve pensionale dhe invalidore.


Megjithatë, ai tha se këtë koncept-dokument MPMS e patë përfunduar në nëntorin e vitit 2018 dhe i njëjti është dërguar në qeveri dhe më vonë kuvend për miratim, por nuk ka pasur vullnet politik që të miratohet.

Më tej ministri Reçica tha planifikojnë që koncept-dokumentin e reformës ta miratojnë në vjeshtë të këtij viti.

“E them prioritet, sepse në programin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por edhe të qeverisë në përgjithësi por edhe në agjendën legjislative kemi para[parë veprime konkrete për t’i dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që janë ballafaquar pensionistët tanë tash e 20 vite… Këtë koncept dokument ne e patëm përfunduar në nëntorin e vitit 2018 dhe të njëjtin e patëm dërguar në qeveri për miratim sot dua të jem shumë i hapur nuk ka pasur kapacitete dhe vullnet politik për ta shtyrë përpara këtë reformë. Më vonë në vitin 2019 Kuvendi i Kosovës pati krijuar Komisionin e veçantë për të hartuar Kodin pensional, mirëpo duke ditur rrethanat në të cilat kemi kaluar Kosova mbetet pa reformë pensionale dhe pa Kod pensional. Çfarë jemi duke bërë tani, duke ditur nevojën dhe rëndësinë e realizmit të reformës pensionale në vend, ne jemi duke punuar me prioritet në këtë reformë dhe planifikojmë që koncept-dokumentin e reformës ta miratojmë në vjeshtë të këtij viti”, tha ministri Reçica./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Kalo në kategori