LAJMI I FUNDIT:

Vdes reumatologu Sylejman Rexhepi, ishte infektuar me COVID-19

Vdes reumatologu Sylejman Rexhepi, ishte infektuar me COVID-19

Reumatologu, Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Klinikës së Reumatologjisë Dr. Avni Kryeziu.

“Po sot na kanë njoftuar se ka ndërruar jetë reumatologu, Sylejman Rexhepi, si pasojë e virusit COVID-19”, deklaroi ai.


Vdes kirurgu Ali Tolaj, humb betejën me COVID-19
Lexo po ashtu Vdes kirurgu Ali Tolaj, humb betejën me COVID-19

Si pasojë e coronavirusit në Kosovë kanë vdekur 158 persona, në mesin e tyre tre doktorë.

Aktualisht raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 2 mijë e 804.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit, të mbajnë maskat mbrojtëse, të mbajnë distancën dhe higjienën./Telegrafi/