LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Meksikës thotë se të afërm të tij kanë vdekur nga coronavirusi

Presidenti i Meksikës thotë se të afërm të tij kanë vdekur nga coronavirusi

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha të enjten se kishte humbur disa të afërm nga coronavirusi, i cili deri më tani ka marrë shumë jetë në Meksikë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Lopez Obrador, i cili disa herë është përballur me kritika të rënda për trajtimin e tij të pandemisë, u pyet gjatë një konference të rregullt për shtyp në lidhje me njoftimet në media se një nga kushërinjtë e tij ishte shtruar në spital pas kontraktimit të coronavirusit.


“Po. Po, kam të afërm që janë të sëmurë. Fatkeqësisht, të afërm që kanë humbur jetën”, ka thënë ai.

Lopez Obrador, i cili ka mërzitur kritikët me hezitimin e tij për të veshur një maskë për fytyrën, nuk tha se cili nga të afërmit e tij kishte vdekur nga COVID-19.

Siç shkruan më tej Reuters, bëhet fjalë për njeriun i cili në fillim të pandemisë, minimizoi ashpërsinë e virusit, duke inkurajuar njerëzit të përqafojnë njëri-tjetrin dhe të vazhdojnë të dalin jashtë.

Ai më vonë ndryshoi qasjen, por kritikët kanë frikë se qeveria po rihap ekonominë para se të kontrollojë virusin.

Ndryshe, Meksika ka raportuar më shumë se 360,000 të prekur me coronavirus, vendi i shtatë me më së shumti globalisht dhe më shumë se 41,000 vdekje.

Ajo ka numrin e katërt të vdekjeve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Britanisë së Madhe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori