LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të koalicioneve: Qeveri politike apo gjithëpërfshirëse

Në pritje të koalicioneve: Qeveri politike apo gjithëpërfshirëse

Maqedonia e Veriut tani ka përbërje të re parlamentare e cila doli nga zgjedhjet e 15 korrikut, ndërkohë që partitë apo koalicionet do të duhet t’i sigurojnë 61 nënshkrime të deputetëve që të marrin mandatin për formimin e Qeverisë. Dallimi i numrit të mandateve të fituara nga partitë politike në të dy kampet është i ngushtë dhe formimi i një Qeverie të qëndrueshme kërkon një konsensus më të gjerë mes partive politike.

Një ndër mundësit më të mëdha për të formuar Qeverinë e re është LSDM-BDI dhe ndonjë parti tjetër më e vogël, me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e saj. Por çka do ti bashkoj LSDM-në dhe BDI-në, pas gjithë atyre përplasjeve mes tyre gjatë fushatës zgjedhore? Sipas njohësve të rrethanave politike, ajo që do ti bashkoj këto dy parti politike janë sukseset në nivel ndërkombëtar të arritura deri më tani, siç është anëtarësimi në NATO, fillimi i negociatave me BE-në dhe shumë të tjera.


Pedagogu universitar Fatmir Sulejmani, për gazetën KOHA, ka potencuar se është e vështirë të qëllohet kush me kë do të arrijë të formojë qeverinë e ardhshme, duke pasur parasysh këmbënguljet e partive politike që ende qëndrojnë të palëkundura në premtimet që ia dhanë elektoratit në fushatën parazgjedhore.

“Lidhur me atë se si do duket qeveria me 61 nënshkrime kuvendarësh, nuk ka dyshim se nuk do të jetë stabile dhe e aftë për t’u përballur me sfidat që e presin, që nga vënia nën kontroll e virusit Korona, mëkëmbja e ekonomisë, detyrat karshi BE-së etj”, përfundoi ai. Gazetari Zoran Ivanov, për gazetën KOHA, është shprehur se rezultati i zgjedhjeve nuk jepet shpresë që lehtësisht do të formohet Qeveria e re, në lojë janë shumë kombinime dhe interesa.

“Në kampin shqiptar BDI thotë se i ka fituar zgjedhjet, ndërkaq në atë maqedonas OBRM-PDUKM. Por në ShBA dhe Europë, fitoret etnike nuk janë në modë dhe asnjëra nga këto parti politike nuk do ta kenë mbështetjen e plotë nga faktori ndërkombëtar”, shprehet ia.

Sipas tij, koncepti qytetar dhe multietnik do të jetë kyç për formimin e Qeverisë së re dhe në këtë kontekst Zaev do të ketë rolin kryesor pasi që në radhët e tij ka edhe Lëvizjen Besa. Siç tha ai, deri sa BDI dhe OBRM-PDUKM vazhdojnë të ndjekin vetëm agjenda etnike, mund që të përjashtohen nga koalicionet qeveritare.

“Një gjë të tillë nuk e lejojnë numrat, pra BDI me shumë mundësi do të jetë pjesë e qeverisë së re. Por “kulaçi” i qeverisë do të duhet të ndahet në shumë pjesë dhe nuk mund të ketë monopolin vetëm njëra parti politike”, shprehet ai. Sidoqoftë, sipas tij me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve është i mundur një epilog pas zgjedhjeve, pra të kemi një marrëveshje të re ndërpartiake për koalicion më të gjerë, një parlament dy vjeçar pa opozitë, një agjendë të reformës në BE, shtyrjen e zgjedhjeve lokale së bashku me ato parlamentare në vitin 2022.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut u zhvillua më ndryshe se herëve tjera, për shkak mbrojtjes nga virusi korona. Në këtë fushatë, si rrallë më parë, kishim përplasje të ashpra të partnereve qeveritarë mes veti, me akuza e kundër akuza ndaj njëri tjetrit.

Sipas njohësve të çështjeve politike në vend, përplasjet e partnereve qeveritarë erdhën si pasojë e idesë së BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar dhe akuzat e liderit të LSDM-së kundër BDI-së, me çka dhe përplasjet etnike u bënë më të theksuara dhe agresive gjatë fushatës zgjedhore. Por, vetë procesi zgjedhor dëshmoi se votuesit nuk ranë grackën e kësaj retorike nacionaliste./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori