Lionel Messi theu 11 rekorde në “sezonin e tij të dështuar”, përfshirë një të Ronaldos
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka shijuar një sezon të shkëlqyeshëm individual edhe pse Barcelona nuk ka shijuar një sezon të mirë si ekip.
Blaugranët u mposhtën nga rivalët e tyre të përjetshëm të Real Madridit në garën për titull në La Liga, u eliminuan nga Copa del Rey dhe e ardhmja e tyre në Ligën e Kampionëve varet nga ndeshja kthyese kundër Napolit në fazën e 1/8-tës.
Ky sezon po cilësohet si i dështuar për klubin nga Camp Nou, por jo edhe për Messin, i cili në aspektin individual pasi ka vazhduar të dëshmojë veten si njëri nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në moshën 33-vjeçare.
Sezoni 2019/20 i Messit
Messi pohoi autoritetin e tij si golashënuesi më i frytshëm në La Liga me dy gola në ditën e fundit të sezonit kundër Alaves për t’u shmangur edhe më shumë nga rivali i tij Karim Benzema.
Përveç çmimit ‘Pichichi’, Messi ka arritur edhe shumë rekorde tjera gjatë sezonit dhe mund të arrijë edhe tjera deri në mbylljen e plotë të këtij sezoni në Evropë.
Këtë sezon, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur të thyej 11 rekorde të mëdha, ku në njërin nga ta ka mposhtur rivalin e urryer, Cristiano Ronaldon.
1.Fitoi trofeun e shtatë Pichichi
Diferenca e vogël ndaj Benzemas ishte e mjaftueshme që Messi të fitojë çmimin ‘Pichichi’ si golashënuesi i vitit në La Liga dhe me këtë theu rekordin e vendosur nga legjenda e Athletic Bilbao, Telmo Zarra, që kishte gjashtë në vitet 1940- 1950.
2.Më shumë asistime në një sezon të vetëm të La Ligës (21)
A ka rënë shënimi i golave të Messit këtë sezon? Po. A e ka zbatuar atë madhështi diku tjetër? Përsëri po. Argjentinasi ka asistuar plot 21 herë këtë sezon në La Liga.
3.Lojtari i parë në La Liga me 20 gola dhe 20 asistime në një sezon
Është një rekord që krahasohet me Thierry Henry në Ligën Premier gjatë sezonit 2002/03, por në La Liga asnjëherë nuk kishte ndodhur që një lojtarë të bëjë më shumë se 20 gola dhe 20 asistime brenda një sezoni.
4.Më shumë çmime si ‘Lojtari i Muajit’
Me shtatë çmime, Messi ka bërë që të jetë lojtari më i mirë në gjysmën e më shumë të muajve të vitit në La Liga.
5.Lojtari i parë në La Liga që arrin të shënoj mbi 20 gola në 12 sezone
Klubet e futbollit në të gjithë botën mund të jetojnë ose të vdesin nëse ata kanë një sulmues me 20 gola të sezonit, por imagjinoni që i njëjti yll ta arrijë atë shifër për 12 vite me radhë … dhe vetëm në ligë.
6.Futbollisti i parë që ka arritur në mbi 1000 kontribute (gola/asistime) për gol
Padyshim, duket sikur Cristiano Ronaldo do të jetë i pari që do të tejkalojë rekordin e shënimeve të golave në botë të Pele, por portugezi nuk do të mund të arrijë kurrë bilancin e golave/asistimeve që ka Messi.
7.Lojtari i parë në historinë e futbollit spanjoll që arrin 500 fitore
Të mos e fitosh titullin e La Ligës nuk e bën Messin më pak fitues të lindur. Argjentinasi vazhdon të thyej çdo vite rekorde.
8.Më shumë het-trik në historinë e La Liga (36)
Na vjen keq, Cristiano, por rekordi juaj i vjetër me 34 het-trik nga ditët tuaja në Real Madrid është fshirë nga librat e historisë. Ai tashmë mbahet nga Messi me 36 sosh.
9.Më shumë paraqitje në El Clasico nga një lojtar i Barcelonës (43)
Më shumë gola të Barcës në El Clasico? Mund të kontrolloni librin e shënimeve. Më shumë paraqitje me Barçën në El Clasico? Edhe këtë mund ta kontrolloni, por sigurisht që në të dyja do të dalë emri i njëjtë.
10.Lojtari i parë që shënoi në 15 sezone të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve
Ne do t’ju lejojmë të vendosni nëse kjo i jep Messit ndonjë ‘çip’ shtesë për pazare në debatin me Ronaldon si lojtari më i madh i Ligës së Kampionëve ndonjëherë.
11.Ka shënuar kundër më shumë skuadrave në histori të Ligës së Kampionëve (34)
Megjithëse, sigurisht që i përshtatet narracionit të tifozëve të Ronaldos duke thënë se Messi shënon shumë më shpesh në fazat e grupeve sesa mund të bajë ndonjëherë në ndeshje të mëdha.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend
"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?