LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dhe Ronaldinho i jepin fund debatit se cili është më i mirë midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

Ronaldo dhe Ronaldinho i jepin fund debatit se cili është më i mirë midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

Legjendat braziliane, Ronaldo i njohur si Fenomeni dhe Ronaldinho zbuluan se kush është më i mirë mes dy sunduesve të dekadës së fundit në futboll, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Statusi i Messit dhe Ronaldos si dy nga lojtarët më të mirë në historinë e këtij sporti ka çuar në shumë debate që kush është lojtari më i mirë.

Dhe si Ronaldinho ashtu edhe Ronaldo, të cilët janë vlerësuar gjerësisht si ndër më të mirët në histori të futbollit, vlerësuan yllin e Juventusit dhe kapitenin e Barcelonës.

Messi dhe Ronaldo zbulojnë emrat e kundërshtarëve më të fortë me të cilët janë përballur
Lexo po ashtu Messi dhe Ronaldo zbulojnë emrat e kundërshtarëve më të fortë me të cilët janë përballur

Ronaldinho, i cili luajti përkrah Messit te Barca, pranoi se ai nuk kaloi kohë të mjaftueshme me të dhe do të kishte dashur të vazhdonte të luante përkrah tij.

“Messi. Do të kisha dashur të vazhdoja të luaja përkrah tij”, ka thënë fillimisht Ronaldinho kur u pyet se cili është më i mirë mes argjentinasit dhe portugezit.

“Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme me të, ai ishte shumë i ri. Unë do të doja të luaja në fushë me të edhe një herë”.

“Ai është më i miri në histori, pa dyshim. Askush nuk e ka bërë atë që bëri Messi”.

“Tjetri [Ronaldo] është i kompletuar, ai i ka të gjitha, por është çështje shije dhe preferoj stilin e Messit”.

Edhe 43-vjeçari Ronaldo vlerësoi me fjalët më të mira të dy yjet e futbollit, por edhe sipas tij më i mirë është ylli i Barcelonës.

“Messi është jashtë kësaj bote. Edhe Cristiano gjithashtu, por unë e shoh Leon si më të kompletuar”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Ai është i shkëlqyeshëm. Më pëlqen shumë më tepër se çdo lojtar tjetër. Gjithçka që ai bën është spektakolare”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori