LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Novavax mund të përfitojnë dhjetëra miliona dollarë, edhe nëse vaksina për coronavirus dështon

Drejtuesit e Novavax mund të përfitojnë dhjetëra miliona dollarë, edhe nëse vaksina për coronavirus dështon

Një nga firmat kryesore amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër coronavirusit, Novavax Inc (NVAX.O), u ka dhënë menaxherëve “opsione të aksioneve” nga të cilat mund të përfitojnë dhjetëra miliona dollarë, edhe nëse përpjekjet e saj dështojnë.

Drejtori i Përgjithshëm i Novavax, Stanley Erck dhe tre drejtues të tjerë do të fitonin “opsionet”, me vlerë 101 milionë dollarë në çmimin e mbylljes së aksioneve të së martës, nëse kandidati i vaksinës së kompanisë hyn në një testim klinik të fazës së mesme – pavarësisht nga suksesi i tij eventual, sipas një dokumenti të kompanisë.


Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, plani nxitës, i cili nuk është raportuar më parë, lejon që drejtuesit të fillojnë të ushtrojnë mundësinë një vit pasi Novavax fillon testin e ashtuquajtur Faza 2, siç pritet që të bëjë së shpejti.

Fillimi i testimit në Fazën 2 nuk është asnjë garanci që kandidati i vaksinës do të mund të përfundojë në treg.

Novavax do të duhet të përfundojë me sukses testet më të gjera të Fazës 3 dhe të fitojë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së.
Ndërmarrja me bazë në Gaithersburg, Maryland nuk ka sjellë ndonjë vaksinë në treg në historinë e saj 33-vjeçare.

Por vlera e saj e tregut ka arritur rekordin, nga 250 milionë dollarë në 8 miliardë dollarë në rreth pesë muaj që nga shfaqja e lajmeve mbi perspektivat e vaksinës së saj të coronavirusit.

Madje Administrata Trump i ka dhënë Novavax, 1.6 miliard dollarë nën programin e saj “Operation Warp Speed” për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave të coronavirusit.

Në një prononcim për Reuters, Novavax tha që opsionet e aksioneve u dhanë për të mbajtur “talentin e lartë dhe për të njohur përpjekjen e tyre të fortë”.

Gjithsesi, kompania nuk ka treguar se pse opsionet ishin të lidhura me provat e fazës së mesme e jo me suksesin përfundimtar të vaksinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori