LAJMI I FUNDIT:

Këta yje janë humbësit më të mëdhenj – pasi Topi i Artë u anulua për edicionin 2019/2020

Këta yje janë humbësit më të mëdhenj – pasi Topi i Artë u anulua për edicionin 2019/2020

Për herë të parë që nga vitit 1956, Topi i Artë nuk do të ndahet për edicionin 2019/20 shkaku i ndikimit që kishte coronavirusi në futboll.

France Football njoftoi të hënën e kësaj jave se çmimi më i madh për një lojtar nuk do të dhurohet në fund të këtij vitit, shkaku që pandemia ndërpreu futbollin në mesin e muajit mars, duke shkaktuar shumë probleme.

Lionel Messi është rekordmeni i Topit të Artë, pasi e ka fituar gjashtë herë, gjersa rivalizohet nga Cristiano Ronaldo me pesë sosh.


Por, më poshtë do t’i keni yjet që kanë humbur më së shumti nga anulimi i Topit të Artë për edicionin 2019/20:

Robert Lewandowski

31-vjeçari ka kaluar nëpër një sezon magjik te Bayern Munichu, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.

Sulmuesi kishte statistika fantastike, pasi shënoi 51 gola në 43 ndeshje, 34 nga to erdhën nga liga gjermane.

Karim Benzema

Një tjetër sulmues veterane që ka kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në edicionin 2019/20 te Real Madridi.

Ai shënoi 21 gola në 37 paraqitej për Los Blancos, e që ishte njëri ndër lojtarët kyç për të fituar titullin e La Ligës, që ishte i 34-ti me radhë në histori të klubit.

Cristiano Ronaldo

Ylli portugez është bërë lojtari i parë në histori të futbollit që realizoi +50 gola, në Ligën Premier, La Liga dhe tani kur luan në Serie A.

Ai po ashtu u bë lojtari i parë që arrin t’i realizojë më së shpejti 50 gola në ligën italiane në fitoren 2-1 ndaj Lazios të hënën mbrëma.

35-vjeçari ka arritur që deri më tani në këtë edicion të shënojë 34 gola në 42 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Kevin de Bruyne

Një tjetër sezon ku mesfushori belg ka arritur të tregojë vetën edhe pse Manchester City është duke luftuar vetëm në Ligën e Kampionëve.

29-vjeçari ka bërë 21 asistime dhe ka shënuar 13 gola në 44 paraqitje për Citizens në këtë gjitha garat – numër ky befasues kur kujtohet se është vetëm mesfushor.

Sadio Mane

Sulmuesi senegalez ka ndihmuar Liverpoolin që t’i jap fund pritjes prej 30 vitesh që të fitojnë Ligën Premier.

Mane ka dhuruar nëntë asistime, duke shënuar 17 gola në 33 paraqitje në ligën angleze, ndërsa numëron në total 21 gola në të gjitha garat.

Lionel Messi

Argjentinasi është fituesi në fuqi i Topit të Artë dhe për të mund të mos jetë pikëlluese anulimi i evenimentit.

33-vjeçari arriti në këtë edicion të shënonte 25 gola dhe bëri 22 asistime në 33 ndeshje të zhvilluara në La Liga, derisa ka dy gola dhe tri asistime në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori