LAJMI I FUNDIT:

Sonte dhe nesër mot i ligë në Maqedoni, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për vërshime

Sonte dhe nesër mot i ligë në Maqedoni, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për vërshime
Foto: Arkiv

Nën ndikimin e depërtimit të frontit atmosferik, gjatë natës dhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm (mbi 20 litra në një metër katrorë), erë të përforcuar, shkarkime elektrike dhe paraqitje të breshrit. Temperatura veçanërisht në pjesën veriore dukshëm do të ulet, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.


Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 29 gradë. Në Shkup dhe rrethinë temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 23 gradë.

Jostabilitet lokal do të ketë edhe të dielën kur temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 24 deri në 32 gradë. Nga e hëna deri të mërkurën vijon mot stabil me rritje të konsiderueshme të temperaturës së ditës. Të hënën temperatura e ditës do të lëviz prej 27 deri në 33 gradë, të martën prej 28 deri në 34, ndërsa të mërkurën prej 30 deri në 37 gradë Celsius./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori