LAJMI I FUNDIT:

Giggs këshillon Unitedin: Duhen edhe tri transferime të mëdha për të rivalizuar Cityn dhe Liverpoolin

Giggs këshillon Unitedin: Duhen edhe tri transferime të mëdha për të rivalizuar Cityn dhe Liverpoolin

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs mendon se Manchester United ka nevojë për tre nënshkrime të rëndësishme për të sfiduar Liverpoolin për titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm.

Me Ole Gunnar Solskjaer tani në krye dhe Unitedin që nuk di për humbje në 19 ndeshje, klubi nga Old Trafford ka filluar të tregojë shenja përmirësimi.

Megjithatë, legjenda e klubit, Giggs, mendon se Unitedit i nevojiten së paku edhe tri transferime të mëdha për të rivalizuar për titull.


Giggs këshillon ish-klubin: Grealish i përshtatet Unitedit, por duhen edhe tre apo katër përforcime
Lexo po ashtu Giggs këshillon ish-klubin: Grealish i përshtatet Unitedit, por duhen edhe tre apo katër përforcime

“Përfundimisht unë ende mendoj se ne jemi larg nga Manchester City dhe Liverpooli”, ka thënë fillimisht Giggs.

“Unë ende mendoj se dy ose tre lojtarë të mëdhenj janë të nevojshëm. Ole ka bërë vërtet mirë në dy afatet e transferimeve që ai kishte”.

“Lojtarë me karakter kanë ardhur. Fernandes duket një lider, ai duket si një lojtar me karakter. Harry Maguire është kapiten”.

Scholes këshillon Unitedin: Nevojiten edhe dy transferime cilësore për të qenë sfidues të titullit
Lexo po ashtu Scholes këshillon Unitedin: Nevojiten edhe dy transferime cilësore për të qenë sfidues të titullit

“Pra, nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët, ka të bëjë me atë kulturë dhe karaktere që mund të përmirësohen – jo vetëm formacioni titullar, por skuadrën dhe ndjenjën e përgjithshme të klubit”.

“Ata po lëvizin në drejtimin e duhur, por unë ende besoj se u duhen tre lojtarë”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori