Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ka thënë se nënshkrimi i kapitenit të Aston Villas, Jack Grealish, nuk do të jetë i mjaftueshëm për Manchester Unitedin këtë verë.

Menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka një punë të rindërtimit të skuadrës këtë verë, ku yje si Grealish, Jadon Sancho dhe Donny van de Beek janë lidhur me një kalim në Old Trafford.

Legjenda e Unitedit, Giggs ka këshilluar ish-klubin e tij duke thënë se Grealish do të kishte një përshtatje e mirë në klub, por duhen ende përforcime për të garuar me një ekip si Manchester City.

Solskjaer harton listën e blerjeve me nëntë dëshira Solskjaer harton listën e blerjeve me nëntë dëshira

“Dua të them se nëse një lojtar me cilësi si ai [Grealish] vihet në dispozicion, Unitedi do të jetë i interesuar”, ka thënë fillimisht Giggs.

“Ai duket si një lojtar i United, ai merr topin, ai lëviz shumë dhe faulohet shumë gjithashtu”.

“Unë do të thosha që patjetër kemi nevojë për një qendërsulmues. Dikush që, nëse një ekip mbrohet thellë, do të luajë thellë dhe do të shënojë 25 gola”.

Grealish gjithnjë e më afër kalimit te Manchester United Grealish gjithnjë e më afër kalimit te Manchester United

“Unë ende mendoj se nëse duam të arrijmë Cityn, ne duhet të përforcohemi pasi kemi tre ose katër lojtarë më pak”.

“Por, është përfundimisht emocionuese dhe premtuese ekipi me Bruno Fernandes dhe Paul Pogba”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/