LAJMI I FUNDIT:

​Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

​Posta solidarizohet me Telekomin, kërkon nga shteti të marrë seriozisht situatën e krijuar

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, kërkojnë nga Qeveria, Ministria e linjës dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të trajtohet seriozisht situata e krijuar, pas mbylljes së të gjitha xhirollogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës thotë se “shprehin solidaritetin me kolegët e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës për goditjen e rendë në të cilën ndodhet sot me mbylljen e të gjitha xhirollogaritë bankare nga Përmbaruesi, si dhe shprehin shqetësimin e rrezikimit të drejtpërdrejtë nga kjo gjendje edhe të operimit dhe funksionimit të Postës së Kosovës”.


“Posta e Kosovës e ka partner kryesor strategjik në afarizëm Telekomin e Kosovës. Prandaj kjo situatë ka afektuar direkt edhe afarizmin e Postës së Kosovës, e cila i ka të punësuar mbi njëmijë punonjës, që iu ofrojnë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës. Ju lutëm që të veproni sa më shpejtë, sepse edhe ashtu këto dy ndërmarrjet tona publike janë duke u përball me vështirësi të mëdha financiare për vite me radhë. Situatën financiare e ka rënduar edhe koha e Pandemisë globale COVID -19, gjatë të cilës për asnjë çast nuk e kemi ndërprerë punën, duke e rrezikuar jetën e punonjësve tanë dhe familjeve të tyre, vetëm për të mbajtur gjallë afarizmin e ndërmarrjes dhe për të kryer me dinjitet shërbime ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori