LAJMI I FUNDIT:

Andy Robertson zbulon favoritin kryesor të ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Andy Robertson zbulon favoritin kryesor të ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, ka parashikuar fituesin e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. Robertson dhe ekipi i tij u eliminuan nga Atletico Madridi në fazën e parë të eliminimit direkt, por ai nuk e sheh ekipin spanjoll favorit.

Sezoni i Ligës së Kampionëve do të rikthehet së shpejti në aksion me pjesën e mbetur të ndeshjeve të raundit të 1/8-tës të parashikuara të zhvillohen më 7 gusht, ndërsa çerekfinalet disa ditë më vonë.

Andy Robertson, mbrojtësi i krahut të majtë të Liverpool beson se shumë ekipe janë ende favoritë, por ka zgjedhur një ekip specifik për të fituar trofeun.


Liverpooli i Robertson u eliminua në raundin e 1/8-tës nga Atletico pasi humbën 4-2 me rezultat përfundimtar, por sipas skocezit, Bavarezët janë favoritët.

“Pas dyerve të mbyllura dhe të luajturit në vende neutrale, unë mendoj se e hap garën. Para bllokimit Bayern dukej i shkëlqyeshëm kundër Chelsea. Real Madridi është gjithmonë aty, por ata duhet të përmbysin Manchester Cityn që nuk është kurrë e lehtë”, ka thënë fillimsht Robertson për The Lockdown Tactics.

“Mendoj se Man City mund të jetë favorit dhe Juventusi. Pas dyerve të mbyllura në një vend neutral, unë sinqerisht mendoj se ndonjëri prej tyre mund ta fitojë atë”.

“Ne kemi luajtur kundër Atleticos dhe ata mbrohen gjithë kohën. Nëse ata kalojnë në avantazh unë dua që ata ta mbajnë atë. Nëse do të më duhej ta zgjedhja vetëm një, do të shkoja për Bayern Munichun”, ka përfundoi skocezi.

Bayerni aktualisht duhet ta luajë edhe ndeshjen kthyese me Chelsean, por kanë avantazh të madh 3-0 nga ndeshja e parë. Nëse ata përfundojnë punën me Blutë, atëherë gjermanët do të luajnë me fituesin e përballjes Barcelona-Napoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Ndërkombëtare
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori