LAJMI I FUNDIT:

A është ky viti i Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve? Shorti ia mundëson të quhet kandidat serioz për trofeun

A është ky viti i Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve? Shorti ia mundëson të quhet kandidat serioz për trofeun

Atletico Madrid i janë afruar tri herë Kupës Evropiane, por kanë humbur çdo herë. Asnjë klub tjetër në kontinent nuk ka qenë aq afër në këtë garë prestigjioze të Evropës tre herë dhe nuk e ka fituar kurrë.

Sidoqoftë, kjo gjë mund të ndryshojë në ediconin 2019/20, pasi Atletico ka një mundësi të shkëlqyeshme para vetës.


Pasi eliminoi kampionët aktual, Liverpoolin, spanjollët në çerekfinale dhe do të përballen me RB Leipzig, ku zhvillohet vetëm një ndeshje në Portugali.

Alvaro Morata në ndeshje me Liverpoolin . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

RB Leipzig përfundoi i treti në Bundesligë dhe janë një ekip cilësor, por ata do të jenë pa Timo Wernerin pasi ai do të jetë i Chelseat në atë kohën kur rinis Liga e Kampionëve.

Duke marrë parasysh që ai shënoi 34 gola në 45 ndeshje këtë edicion, kjo është një humbje e madhe për gjermanet.

“Gjithmonë do të takoni ekipe të mira në fazën çerekfinale dhe çështja është këtu. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje garuese, dhe me secilën skuadër do të kemi gjasa prej 50 për qind për të kaluar tutje”, ka thënë Simeone.

Diego Simeone, trajner i Atletico Madridit

Edhe nëse trajneri e sheh këtë short 50-50, jo të gjithë tifozët e Atleticos do të mendojnë si ai

Nëse Los Colchoneros përparojnë, atëherë ata do të takohen me çiftin fitues të përballjes Atalanta ose Paris Saint-Germain në gjysmëfinale.

Atletico ka shmangur ekipe si Real Madrid, Barcelona, Man City, Juventus ose Bayern Munich.

Shorti i Ligës së Kampionëve

Atalanta ka gjetur formën në këtë fazë dhe do të ishte një kundërshtar i fortë, por atyre u mungon përvoja në këtë nivel.

PSG gjithashtu nuk ka arritur më lartë se këtu në këtë garë dhe pezullimi i Ligue 1 nga marsi për shkak të coronavirusit, ua jep një minus të madh.

Atletico Madrid në formë pas bllokimit nga pandemia (Foto: Octavio Passos/Getty Images)

Padyshim që ka ende një rrugë të gjatë për tu bërë, por Atletico Madrid mund të fillojë të ëndërrojë lavdinë në Ligës së Kampionëve, pasi shorti ia ka mundësuar këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori