LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Kosovës, Marmarinos: Synimi ynë është të luajmë për fitore

Përzgjedhësi i Kosovës, Marmarinos: Synimi ynë është të luajmë për fitore
(Foto: basketbolli.com)

Kosova A te meshkujt do të grumbullohet në muajin gusht. Grumbullimi do të jetë disaditor dhe me mundësi edhe një ndeshje miqësore. Ky grumbullim që do të mbahet në Prishtinë, është i mirëseardhur për përzgjedhësin e Kosovës, Christos Marmarinos.

“Është e rëndësishme që kampi të mbahet në gusht, kështu që ne të shohim formën e lojtarëve tanë pas karantinës. Ne dëshirojmë të luajmë një rol aktiv në jetën e tyre dhe të ndihmojmë në karrierën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të kemi disa ditë stërvitje, do të sigurohemi që të gjithë t’i kujtojmë vetes strukturën e ekipit dhe duhet të funksionojmë për të ardhmen. Ne dëshirojmë që ata të ndjehen si në shtëpi kur janë me ekipin kombëtar”, është shprehur Marmarinos.


Për faqen zyrtare të FBK-së, trajneri ka folur edhe për rëndësinë që ky grumbullim për lojtarët e Kosovës.

“Ne presim të vlerësojmë përparimin e lojtarëve. Ne do t’u japim mundësi të tjerëve që të jenë pjesë e ekipit kombëtar. Ekipi nuk është një grup i mbyllur njerëzish, por një familje e gjerë që mund të përfshijë të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe parime. Në një mjedis më të qetë, lojtarët do të kenë mundësinë të tregojnë vlerën e tyre dhe të njohin standardet e ekipit. Në këtë mënyrë, kur të vijë koha në nëntor ne do të zgjedhim mes lojtarëve që janë në formën më të mirë, pa përjashtuar askënd nga procesi”, ka shtuar tutje Marmarinos.

Kosova në para-kualifikimet evropiane për Botërorin 2023, ka mundur në shtëpi Islandën 80-78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80-84. Në muajin nëntor, Dardanët janë mysafirë të Sllovakisë dhe Islandës.

“Synimi ynë është të luajmë për fitore. Fitorja është pjesë e rëndësishme për neve dhe ne duam ta bëjmë çdo kosovar në botë të krenohet me ekipin e tij kombëtar. Në të njëjtën kohë, krijimi i një ‘Mentaliteti të Basketbollit të Kosovës’ është po aq i rëndësishëm dhe fitorja në këtë sektor do të frymëzojë dhe formojë gjeneratën e re të njerëzve të basketbollit në vend. Ky është qëllimi ynë më i madh dhe kjo do të jetë fitorja përfundimtare. Deri atëherë, ne do të luftojmë në çdo ndeshje për fitore”, ka theksuar përzgjedhësi i Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori