Klopp zbulon dy ekipet favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon
Jurgen Klopp beson se Manchester City dhe Bayern Munich janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe pranon se ai do të dëshironte të shihte një përballje mes dy rivalëve të tij më të mëdhenj.
Liverpooli i Klopp fitoi garën sezonin e kaluar, por u eliminua nga Atletico Madridi këtë sezon pak para se bota të hynte në mbyllje në mars për shkak të krizës së coronavirusit.
Turneu do të rifillojë muajin e ardhshëm, me ndeshjet e mbetura të 1/16-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen që do të luhet në hapësirën e 16 ditësh.
Bayern ka epërsi pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Chelseat në shkurt, ndërsa City mban një avantazh 2-1 pas fitores së tyre ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Dhe për Klopp, fituesi ka të ngjarë të vijë nga njëra prej këtyre sy skuadrave, City ose Bayerni.
“Për mua, dy favoritët e mëdhenj të mbetur në garë janë Bayerni dhe Man City. Kjo do të ishte një lojë interesante! Nuk e di saktësisht nëse mund të ndodhë, nëse ata do të takohen në gjysmëfinale apo diku tjetër”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Bayern padyshim ka luajtur një sezon shumë mbresëlënës në Gjermani, para dhe pas mbylljes. Pasi Hansi Flick mori detyrën ishte vërtet mbresëlënëse ato që bënë”.
“Këto dy skuadra janë dukshëm dy favoritët kryesore për të fituar”.
“Konkurrenca do të jetë vërtet interesante, pasi është plotësisht e re. Por kur shihni Man Cityn, ju shihni skuadrën që ata kanë…”.
“Të gjithë kanë nevojë për fat, por siç thashë gjithmonë; nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, duhet të keni formacionin tuaj më të mirë gati për në finale”.
“Nuk është se skuadrat e tjera nuk kanë asnjë shans, por unë me të vërtetë mendoj se këto dy ekipe janë favoritët”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos