Me qëllim të diskutimit të shqetësimeve dhe propozimeve konkrete të sektorit privat pas shpërthimit të pandemisë COVID19, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka organizuan një konferencë virtuale me ndërmarrje të madhësive dhe sektorëve të ndryshëm që operojnë në Kosovë.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se Qeveria po pret kalimin e rishikimin të buxhetit nga Kuvendi dhe vazhdimin e zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe fillimin e nisjes së zbatimit të masave nga pakoja e rimëkëmbjes i cili tash është pjesë e programit qeverisës.
“Në parim jemi dakorduar të kemi një pako të rimëkëmbjes ekonomike e cila ndihmon bizneset dhe familjet në masën në të cilën janë prekur nga pandemia. Vlerësimet e Bankës Qendrore dhe të FMN-së janë për një rënie prej 5% prej fillimit të pandemisë,” tha Kryeministri Hoti, duke shtuar se fondi për rimëkëmbje ekonomike është rreth 400 milionë euro që është e përafërt me rënien ekonomike.
Ai tha se do të mbështesim bankat komerciale që të ruajnë normat e interesit që janë ofruar para shpërthimit të pandemisë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi tha se odat ekonomike kanë qenë në kontakt me Kryeministrin, Qeverinë për të ngritur shqetësimet e sektorit privat dhe rekomandimin e veprimeve që do të mundësonin zbatonin e masave të pakos së rimëkëmbjes.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka sqaroi se të dy odat ekonomike kanë bashkërenduar propozimet me Bankën Qendrore për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID19, të cilat i janë prezantuar Qeverisë dhe ministrive përkatëse.
Përfaqësuesit e bizneseve të cilat morën pjesë në këtë konferencë virtuale nga sektorë të ndryshëm si prodhim ushqimi e veshmbathje, tregti të ushqimit, medie, gastronomi, tregti të karburanteve, sigurime fizike, adresuan shqetësimet e tyre të cilat kryesisht kishin të bënin me rënien e konsumit dhe likuiditetin e vështirësuar, qasjen në financa dhe mbështetjen në eksport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe