LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, PDK merr presidentin ndërsa LDK mban kryeministrin

Mushkolaj: Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, PDK merr presidentin ndërsa LDK mban kryeministrin

Analisti Imer Mushkolaj thotë se PDK mund të jetë pjesë e një qeverie me bazë më të gjerë ndërsa Vetëvendosjen nuk e sheh pjesë të ekzekutivit në asnjë kombinacion me subjektet tjera në këtë legjislacion.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht nëse konfirmohet apo jo aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi ky i fundit vështirë se do ta përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ai thotë se as qeveria aktuale nuk ka pasur stabilitetin në aspektin e  numrave apo vendimmarrjes.


“Logjika thotë se PDK do të duhej të përfshihej në qeverinë e re me idenë se në të ardhmen do të përfshiheshin në zgjidhjen e presidentit, kushtimisht nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit. Në atë rast PDK-së do t’i takonte presidenti, LDK-së kryeministri dhe do të mund të bëhet ekipi i bisedimeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se vështirë se Vetëvendosje do të përfshihej në ndonjë qeverie gjithëpërfshirëse.

“Nuk shoh mundësi se LVV do të behët pjesë e qeverisë dhe fokusi është te PDK-ja”.

Megjithatë Mushkolaj thotë se konfirmimi apo jo i aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi do të determinojë proceset politike në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori