LAJMI I FUNDIT:

Zidane e do, por Real Madridi nuk mund ta transferojë sulmuesin Sadio Mane

Zidane e do, por Real Madridi nuk mund ta transferojë sulmuesin Sadio Mane

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane pritet të mbetet në Anfield edhe pas përfundimit të afatit kalimtar veror.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është një tifoz i madh i sulmuesit të Liverpoolit.


Zidane e kërkoi yllin e Reds në verën e kaluar dhe e do ende në skuadër, por thuhet se do të detyrohet të kërkojë zgjidhje diku tjetër.

Legjenda e Liverpoolit, Barnes: Mane dhe Salah mund të largohen për çmimin e duhur
Lexo po ashtu Legjenda e Liverpoolit, Barnes: Mane dhe Salah mund të largohen për çmimin e duhur

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Real Madridi nuk mund të lejojë të bëjë një veprim për sulmuesin e Liverpoolit pasi nuk kanë fonde të mjaftueshme.

Ky medium shton se Mbretërit duhet të shesin në mënyrë që të fitojnë fonde për të investuar diku tjetër.

Megjithatë, zgjidhja më ideale thuhet se është që Zidane t’i besojë brazilianit Vinicius Junior dhe ta kalojë nga një talent në një yll shpërthyes.

Një faktor tjetër i mos-transferimit të Manes thuhet se është paga e lartë e tij, pasi lojtarët tjerë mund të kenë pakënaqësi pasi atyre i janë ulur pagat shkaku i pandemisë. /Telegrafi/