Prej 1 korrikut, shqiptarët nga Shqipëria do të mund të hyjnë lirisht në Greqi edhe për turizëm. Vendimin e qeverisë së Athinës e bëri të ditur zëdhënësi Stelios Petsas, i cili njoftoi lejimin fillimisht të hyrjes së lirë vetëm përmes pikave kufitare tokësore të Kapshticës dhe Kakavijës.
Vendimin për lejimin edhe të fluturimeve ajrore, Athina pritet ta marrë pas 1 korrikut kur pritet të përcaktohen rregullat për “rikthimin në normalitet” të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare, siç u shpreh Petsas.
Veç Shqipërisë, prej 1 Korrikut Greqia do t’i hapë kufijtë edhe për vendet e tjera kufitar, si Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Turqia. Athina kishte planifikuar hapjen e kufijve tokësorë, detarë e ajrorë për Shqipërinë që më 15 qershor, ditën kur i hapi me shumicën e vendeve të hapësirës Shengen. Megjithatë e shtyu zbatimin e planit për shkak të shtimit të rasteve ditore të infektimit me COVID-19 në Shqipëri.
Greqia është i pari vend i BE-së që hap kufijtë për shtetasit shqiptarë, duke shkuar përkundër vendimit të ambasadorët e shteteve anëtare morën gjatë fundjavës për t’i hapur për Serbinë dhe Malin e Zi, por jo për vendet e tjera të rajonit. Si argument u përdor shtimi i rasteve të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Por ky rezulton të jetë një argument pa baza, pasi Shqipëria ka më pak të prekur dhe viktima se Serbia në krahasim me numrin e popullsisë.
Shqipëria numëron 857 të prekur dhe 20 të vdekur për 1 milionë banorë, ndërsa Serbia numëron pothuajse dyfishin si për të prekurit ashtu edhe për viktimat e COVID-19ës për 1 milion banorë. Serbia ka po ashtu 26% më shumë infektime aktive se Shqipëria. Të dhënat zyrtare flasin qartë. Serbia rezulton me keq se Shqipëria në çdo tregues që mat ecurinë e pandemisë. Aq më tepër kur mediat e rajonit kanë hedhur dyshime se Serbia i ka manipuluar të dhënat, duke ulur numrin e vdekjeve nga COVID-19./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City