LAJMI I FUNDIT:

Fluks i madh kosovarësh drejt bregdetit shqiptar

Fluks i madh kosovarësh drejt bregdetit shqiptar

Turistët nga Kosova kanë vërshuar sot në mëngjes drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar dhe bëhet fjalë për mijëra makina dhe mijëra qytetarë.

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana tha se është dyfishuar numri i fluksit të turistëve në Morinë në krahasim me një javë më parë.


Prefekti Kuçana tha se në Doganën e Morinës në Kukës po punohet me procedurë të përshpejtuar dhe deri në orën 10:45 të ditës së sotme kanë kaluar 2,200 automjete dhe 8,500 pasagjerë.

Ai shtoi se strukturat e Policisë së Shteti dhe policisë vendore kanë marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve që vijnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, ndërsa numri vazhdon të rritet.

Fluksi i pasagjerëve ka nisur herët në mëngjesin e ditës së sotme dhe është nga më i lartë që nga situata e pandemisë, siç edhe konfirmon Prefekti i Kukësit Kuçana është dyfishuar numri i automjeteve dhe turistëve që kalojnë në Morinë.

Pushuesi nga Kosova zgjedhin kryesisht plazhin e Shëngjinit, Velipojës, por dhe Durrësin në fundjavë për të kaluar pushimet./ATSh/