LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Atë çka ka bërë Ziberi është e papranueshme, vendosen në pikëpyetje vendimet e Komisionit

Ivanovska: Atë çka ka bërë Ziberi është e papranueshme, vendosen në pikëpyetje vendimet e Komisionit

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, për emisionin “Euro-Fokus”, duke komentuar rastin e ish-drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik-, Arben Ziberi, tha se në deklarata në fushatën zgjedhore se dikush ka ndikuar në Komisionin për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve, është e papranueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një sjellje e tillë nuk është as e mirë, as morale, as etike. Kjo vë në pikëpyetje vendimet e vetë Komisionit, nëse anëtarët mbështeteshin në parametrat e shëndetit apo bënin llogaritjet politike. E gjithë kjo hedh njollë të keqe në sjelljen e politikanëve. Kjo nuk duhet të lejohet dhe duhet të sanksionohet. Komisioni për Sëmundje Infektive duhet të punojë në mënyrë të pavarur, pa ndikuar askush në të”, tha Ivanovska.

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se Arben Ziberi është shkarkuar nga posti i drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Shkup.


“Ziberi është shkarkuar për shkak të plasimit të informacioneve të pasakta në opinion, me çka e ka dëmtuar imazhin e Komisionit për Sëmundje Infektive, duke e vendosur në pikëpyetje besueshmërinë e institucioneve shëndetësore në luftën ndaj coronavirusit”, deklaruan nga Minsistri e Shëndetësisë./Telegrafi/

Arben Ziberi shkarkohet nga posti i drejtorit të QSHP Shkup
Lexo po ashtu Arben Ziberi shkarkohet nga posti i drejtorit të QSHP Shkup