LAJMI I FUNDIT:

Arben Ziberi shkarkohet nga posti i drejtorit të QSHP Shkup

Arben Ziberi shkarkohet nga posti i drejtorit të QSHP Shkup

Ministria e Shëndetësisë informon se Arben Ziberi është shkarkuar nga posti i drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Shkup.

“Ziberi është shkarkuar për shkak të plasimit të informacioneve të pasakta në opinion, me çka e ka dëmtuar imazhin e Komisionit për Sëmundje Infektive, duke e vendosur në pikëpyetje besueshmërinë e institucioneve shëndetësore në luftën ndaj coronavirusit”, thonë nga MSH.


Ata shtojnë se Aleksandër Sojanov, epidemiolog nga Qendra për Shëndet Publik është emëruar në postin e drejtorit.

Ndërkohë nga BDI kanë reaguar për shkarkimin e Ziberit, prej ku thonë se kjo bëhet “si hakmarrje, për kandidatin shqiptar për kryeministër”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër veprimin e përllogaritur me qëllime të politikës ditore, hakmarrës dhe në funksion të zgjedhjeve parlamentare të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce kundër drejtorit të institutit të shëndetit publik në Shkup Arben Ziberi. Ky veprim politik i Filipçes cenon drejtpërdrejt shëndetin publik të qytetarëve dhe institucionin kyç në luftën kundër Covid – 19 dhe vë ne rrezik me mijëra qytetarë”, thonë nga BDI.

Ndryshe, Arben Ziberi ditë më herët në faqen e tij në Facebook e komentoi vendimin e Qeverisë për hapjen e kufijve, duke thënë se kjo është bërë në mënyrë që mërgimtarët të vijnë dhe të votojnë ditën e zgjedhjeve.

Deklaratat e Ziberit i mohoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se hapja e kufijve nuk është vendim politik që lidhjet me zgjedhjet, por është bazuar në rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive./Telegrafi/