LAJMI I FUNDIT:

Viola von Cramon për Telegrafin: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi të ketë mbështetjen e të gjithë akterëve kryesorë, ndryshe nuk do të sjellë stabilitet

Viola von Cramon për Telegrafin: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi të ketë mbështetjen e të gjithë akterëve kryesorë, ndryshe nuk do të sjellë stabilitet

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel në një intervistë speciale për Telegrafin me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për rolin e Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshjen përfundimtare si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo thotë se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë mbështetjen e të gjithë akterëve kryesorë ndërkombëtarë e vendorë, ndryshe nuk do të sjellë kurrë stabilitet.


Viola von Cramon thotë në këtë intervistë speciale për Telegrafin se BE-ja po humb besueshmërinë pasi që nuk po lejon kosovarët të udhëtojnë lirshëm në BE.

Pyetjet e intervistës janë dërguar para se të anulohej takimi në Washington.

Telegrafi: Si e komentoni takimin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë?

Viola von Cramon: Ndonjëherë duket se z. Grenell po përpiqet të organizojë vetëm disa mundësi të fotografive për fushatën e rizgjedhjes së Trumpit. Nëse ata synonin përparim thelbësor dhe stabilitet, ata nuk duhet të shmangin dhe përjashtojnë z. Lajçak, pasi supozohet se kishin të njëjtin qëllim. Një marrëveshje përfundimtare do të duhet të ketë mbështetjen e të gjithë akterëve kryesorë ndërkombëtarë e vendorë, përndryshe nuk do të sjellë kurrë stabilitet.

Telegrafi: Cili është roli i Bashkimit Evropian në këto bisedime në Shtëpinë e Bardhë?

Viola von Cramon: BE nuk ka asnjë rol në këto “bisedime”, por deri më tani kjo nuk duket të jetë dhe aq emocionuese siç u njoftua nga Richard Grenell disa ditë më parë. Meqenëse z.Thaçi nuk do të mund të udhëtojë dhe kryeministri ka anuluar udhëtimin e tij në Washington por kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të jenë të mirëpritur në Bruksel, është e qartë se kush është duke udhëhequr dialogun. Unë besoj se mospërfshirja e BE-së ishte një gabim strategjik nga ana e Shtëpisë së Bardhë. Meqenëse Serbia dhe Kosova të dyja dëshirojnë të anëtarësohen në BE, ne thjesht nuk mund të anashkalohemi nga diskutimi për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës.

Telegrafi: A ka ndonjë mosmarrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me dialogun Kosovë-Serbi?

Viola von Cramon: Ekziston një dallim në mes të disa njerëzve, vizioni i z. Grenell është i ndryshëm nga ai i imi, por jo të gjithë në SHBA mendojnë se ajo që na duhet janë disa takime të shpejta në mes të Thaçit dhe Vuçiqit dhe gjithçka do të jetë në rregull. Qëllimi përfundimtar është i qartë që ne kemi nevojë për shoqëri të qëndrueshme demokratike, dhe se SHBA-të si dhe BE-ja nuk mund të lihen jashtë këtij procesi.

Telegrafi: A besoni se do të kemi marrëveshjen përfundimtare këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë?

Viola von Cramon: Është e vështirë të thuhet, por shumë gjëra mund të bëhen këtë vit. Unë pres një numër hapash nga të gjitha palët. Serbia për shembull duhet të ndalojë fushatën e saj të mosnjohjeve. Edhe nëse nuk ka marrëveshje përfundimtare, ka një sërë fushash ku procesi i normalizimit mund të ecë përpara, veçanërisht në fushat të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Telegrafi: Ju keni thënë se gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, ekziston një mundësi për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë pa viza në BE, a mund të shpresojmë për këtë?

Viola von Cramon: Unë besoj se kjo është një mundësi, të cilën duhet ta përdorim. Kanë kaluar gati dy vjet, që i gjithë liberalizimi i vizave ka ngecur në Këshill. Berlini e kupton atë që është në rrezik, dhe shumica dërmuese e Parlamentit Evropian gjithashtu janë në favor të kësaj. Ne po humbasim besueshmërinë tonë pasi që nuk jemi duke lejuar që kosovarët të udhëtojnë lirshëm në BE.

Telegrafi: Cilat janë pritshmëritë e juaja si raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian?

Viola von Cramon: Kosova ka shumë për të bërë në luftimin kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, për shembull. Por është një detyrë e madhe luftimi i nepotizmit dhe kapja e shtetit, e cila nuk është një detyrë e lehtë. Ne ndonjëherë kemi qenë duke u përqendruar shumë në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, por duhet të sigurohemi që jeta e qytetarëve do të përmirësohet me të vërtetë. Në këtë aspekt, Parlamenti Evropian ka një rol të rëndësishëm, sepse ne mund ta shtyjmë qeverinë të zbatojë rregulloret, të cilat ata tashmë i kanë miratuar, si ajo që ka të bëjë me ndotjen e ajrit. Por ne gjithashtu kemi ndikim në Komisionin Evropian dhe se si përdoret aktualisht mbështetja që po jep BE-ja dhe çfarë po mbështesim. Një nga pjesët më të rëndësishme të punës sonë si raportues të qëndrueshëm janë raportet vjetore të progresit, ku ne mund të sinjalizojmë qartë atë që shohim dhe cilat janë pritjet tona. Fatkeqësisht, ka pasur një vonesë të madhe në këto raporte, pjesërisht për shkak të Komisionit të ri dhe metodologjisë së tyre të re për zgjerim dhe më pas kriza shëndetësore shkaktoi po ashtu vonesa, por ne presim së pari raportin e progresit të Komisionit për në shtator dhe gjithashtu prezantimet e pozicionit të Parlamentit pritet për vjeshtë.

Pyetjet e intervistës janë dërguar para se të anulohej takimi në Washington. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori