LAJMI I FUNDIT:

Histori, emocione dhe krenari – Kenny Dalglish, njeriu që ia kishte fituar titullin Liverpoolit para tri dekadash

Histori, emocione dhe krenari – Kenny Dalglish, njeriu që ia kishte fituar titullin Liverpoolit para tri dekadash
Kenny Dalglish (Foto: Mark Dadswell/Getty Images/Guliver)

Sir Kenny Dalglish nuk ka mundur t’i fshehë emocionet e tij nga momenti që Liverpooli u shpall edhe matematikisht kampion i Ligës Premier.

Falë fitores së Chelseat ndaj Manchester Cityt (2-1), Redsat u konfirmuan kampionë të Anglisë shtatë javë pa përfunduar gara, duke qenë se kishin 23 pikë më shumë se përcjellësi i parë.


Kjo është hera e parë pas 30 vitesh që Liverpooli e fiton kampionatin, ndërsa kur festoi për herë të fundit (1989/1990), trajner i skuadrës ishte pikërisht legjenda Daglish.

Skocezi i famshëm, i cili gjatë këtij viti ishte infektuar dhe ishte shëruar nga coronavirusi, nuk i ka mbajtur emocionet kur gjyqtari i dha fund takimit ndërmjet Bluve dhe Citizens.

Me lot në sy dhe plot emocione - Klopp ua dedikon titullin dy legjendave, Kenny Dalglish dhe Steven Gerrard
Lexo po ashtu Me lot në sy dhe plot emocione - Klopp ua dedikon titullin dy legjendave, Kenny Dalglish dhe Steven Gerrard

69-vjeçari refuzoi të ketë qarë, por pranoi se është i entuziazmuar që arriti ta shihte fundit e pritjes 30-vjeçare dhe ka pohuar se është i bindur se sukseset tjera do të vijnë nëse Jurgen Klopp vazhdon të jetë trajner.

“Kam sy të qelqtë, prandaj nuk kam lot. Jo (nuk kam besuar se do të zgjaste kaq shumë)… Mbi të gjitha, mendoj se në vijim, ata kanë edhe shumë ditë të lumtura që i presin!”.

“Nganjëherë gjërat ndodhin, por padyshim se në dy vitet e fundit dhe prej se ka ardhur Jurgeni, kanë qenë shumë pozitive në të gjitha aspektet”.

“Ai ka qenë fantastik dhe epitomi i gjithçkaje për të cilën qëndron klubi futbollistik i Liverpoolit, e vlerëson dhe respekton secilin që punon në klub. Çfarëdo që merr e meriton”, ka deklaruar Dalglish.

Kenny Dalglish ka qenë sulmues i Liverpoolit gjatë viteve 1977–1990, ndërsa nga sezoni 1985/1986 ai u bë lojtar-trajner i skuadrës duke arritur ta fitonte që në edicionin e parë edhe titullin e Anglisë edhe Kupën FA.

(Foto: Allsport UK /Allsport/Getty Images/Guliver)

Paraqitjen e fundit si lojtar në kampionatin anglez e zhvilloi më 5 maj 1990 në moshën 39 vjeçare dhe asokohe ishte futbollisti më i moshuar që luante. Ai e ka festuar plot tetë herë titullin e Anglisë në karrierë, fillimisht si lojtar dhe pastaj si lojtar-trajner. Ndërkaq, si futbollist, mes tjerash, e ka fituar tri herë Kupën e Evropës (e njohur tash si Liga e Kampionëve).

Ishte pikërisht skocezi që e kishte drejtuar Liverpoolin drejt titullit në sezonin 1989/1990 dhe prej atëherë deri në edicionin 2019/2020, Redsat nuk e fituan asnjëherë titullin.

(Foto: Simon Miles/Allsport/Getty Images/Hulton Archive/Guliver)

Në shkurt të vitit 1991, ai dha dorëheqje nga posti i trajnerit. Dalglish u rikthye në rolin e u.d. të trajnerit në janar të vitit 2011 kur klubi kishte nevojë për të dhe më pas iu ofrua kontratë trevjeçare.

Klopp nuk i mban lotët ndërkohë që urohet nga trajneri i fundit që e fitoi titullin para tij
Lexo po ashtu Klopp nuk i mban lotët ndërkohë që urohet nga trajneri i fundit që e fitoi titullin para tij

Një vit më pas e fitoi Kupën e Ligës (që ishte trofeu i parë që fitonin Redsat brenda gjashtë vitesh), si dhe luajti në finale të Kupës FA. Sidoqoftë, dështimi që të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve, bëri që klubi ta lironte nga detyra.

Në rolin e trajnerit, ai e ka fituar Ligën Premier me Blackburn Rovers (1994/1995), klub të cilin e kishte ngritur në elitë vetëm dy sezone më parë. Ndërsa me Celticun ka triumfuar në Kupën Skoceze. Gjatë kohës sa ishte lojtar, me klubin skocez e kishte fituar katër herë titullin e kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori