LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti ‘Adem Jashari’: Nisja e fluturimeve nuk varet nga ne, por nga Qeveria

Aeroporti ‘Adem Jashari’: Nisja e fluturimeve nuk varet nga ne, por nga Qeveria
Foto: Arkiv

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të fluturimeve, dhe si e tillë, pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve duhet të adresohen atje.

Përmes një komunikate për media, thonë se duke pasur parasysh që po pranojmë kërkesa të panumërta, për datën e operimit të plotë të fluturimeve, mirësisht ju njoftojmë se:


“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne”.

Aeroporti po ashtu njofton se është i gatshëm të procedojë të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

“Ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesojë të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota. Njëherit, falënderojmë mediat që vazhdimisht kanë dhënë njoftimet e sakta sa i përket kësaj çështje! Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në fund, njofton Telegrafi.