LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi refuzoi 150 milionë euro për Joao Felix nga një klub i Ligës Premier

Atletico Madridi refuzoi 150 milionë euro për Joao Felix nga një klub i Ligës Premier

Atletico Madrid thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin Joao Felix nga një klub i Ligës Premier në fillim të këtij sezoni.

Portugezi 20-vjeçar u bashkua me Atleticon verën e kaluar nga Benfica, por kjo nuk e ndaloi një ndërmjetës të vepronte në emër të një skuadre angleze që t’iu afrohej klubit spanjoll në lidhje me një transferim para pandemisë Covid-19.

Burime pranë skuadrës së La Ligës i kanë thënë mediumit Goal.com se oferta, e cila erdhi nga një klub pa emër dhe do të kishte parë Felix të lëvizë këtë verë, u pa si serioze edhe pse u refuzua menjëherë nga Atletico.


Klauzolat më të mëdha në futbollin botëror – lista dominohet nga lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit
Lexo po ashtu Klauzolat më të mëdha në futbollin botëror – lista dominohet nga lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit

Felix vlerësohet shumë në Wanda Metropolitano, pasi klubi vendosi të paguajë 126 milionë euro për ta nënshkruar atë nga Benfica përpara largimit të Antoine Griezmann te Barcelona vitin e kaluar.

Ai ende nuk e ka shpaguar atë çmim të jashtëzakonshëm, me tetë gola dhe tre asistime në 29 paraqitje këtë sezon edhe për shkak të dëmtimeve, por kjo nuk e ka humbur besimin e drejtuesve të klubit spanjoll.

Sidoqoftë, ai shënoi dy herë në paraqitjen e tij të parë pas rifillimit të La Ligës pas bllokimit nga coronavirusi – në fitoren 5-0 te Osasuna dhe ai vlerësohet si një yll i mundshëm i së ardhmes.

Atletico arriti të nënshkruajë Felix përpara interesit nga Real Madrid, Manchester City, Juventus dhe të tjerë, dhe nuk janë të prirur të ndahen me një pasuri të çmuar kaq shpejt.

Joao Mario: Felix duhej t’i bashkohej Barcelonës dhe jo Atleticos
Lexo po ashtu Joao Mario: Felix duhej t’i bashkohej Barcelonës dhe jo Atleticos

Tani mbetet për tu parë nëse klubet do të jenë në gjendje të lejojnë transferime në këtë shkallë për të ardhmen e parashikueshme, me pandeminë Covid-19 që ka pasur një efekt serioz në financat e klubeve me humbjen e të ardhurave të ditës së ndeshjes pasi skuadrat detyrohen të luajnë pas dyert e mbyllura.

Goal konfirmon që City ishin të interesuar për Felix para transferimit të tij te Atletco edhe pse është e paqartë nëse skuadra e Pep Guardiola bëri një qasje së fundmi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

Barcelona bëri një gabim të turpshëm në kontratën e Nico Gonzalez, humbën miliona euro

La Liga
Të gjitha detajet e marrëveshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Interit për Petar Sucic

Të gjitha detajet e marrëveshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Interit për Petar Sucic

Serie A

"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Sport vendor
Shearer tregon dy lojtarët që Amorim nuk llogaritë në ta: Ai nuk i vlerëson ata

Shearer tregon dy lojtarët që Amorim nuk llogaritë në ta: Ai nuk i vlerëson ata

Premier League
“Është më i mirë se 99.9% e organizatorëve”, O’Neal i del në mbrojtje Doncicit pas akuzave për mbipeshë

“Është më i mirë se 99.9% e organizatorëve”, O’Neal i del në mbrojtje Doncicit pas akuzave për mbipeshë

NBA
Kalo në kategori