LAJMI I FUNDIT:

Ukraina arreston një grup neo-nazistësh të udhëhequr nga një shtetas rus

Ukraina arreston një grup neo-nazistësh të udhëhequr nga një shtetas rus

Rusia nuk ka të ndalur në tentimet e saj për të destabilizuar Ukrainën dhe duket se nuk i ka mjaftuar aneksimi i Krimesë.

Ajo çdo herë e më shumë po e dëshmon faktin se për qëllime të saja, në vende të ndryshme të botës, po shfrytëzon ideologji të ndryshme, varësisht nga orientimi i interesave të saja.

Nëpër media të huaja vazhdimisht është raportuar se Rusia është duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për lëvizjet e ekstremit të majtë dhe neo-nazistët, e cila duket se është duke tentuar të përfitoj nga të dy ideologjitë.


Neo-nazistët gjermanë po trajnohen nga terroristët rusë për trazira, kush është Maik Muller njeri nga udhëheqësit e NDP-së që ka lidhje me Kosovën?
Lexo po ashtu Neo-nazistët gjermanë po trajnohen nga terroristët rusë për trazira, kush është Maik Muller njeri nga udhëheqësit e NDP-së që ka lidhje me Kosovën?

Nuk ka shumë kohë që në mediet e huaja është raportuar se, ekstremistët militantë të krahut të djathtë (neo-nazist) janë duke realizuar trajnime ushtarake në Rusi, ndërsa sot, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka publikuar një lajm, në të cilin thuhet se ka ekspozuar dhe arrestuar një grup neo-nazistësh të udhëhequr nga një shtetas rus në Ukrainë.

Sipas hetimeve paraprake, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, në të njëjtin publikim, thekson se anëtarët e grupit të arrestuar janë ndjekës të ideologjisë së terroristit australian Brenton Tarrant, të cilët kanë promovuar gjenocidin etnik dhe kulturor, kanë bërë thirrje për sulme terroriste dhe vrasje masive.

Për të promovuar pikëpamjet e tyre, anëtarët e këtij grupi ishin të angazhuar në prodhimin dhe shpërndarjen e literaturës ekstremiste, të cilat i shtypën në një shtypshkronjë nëntokësore në Ukrainë, ndërsa gjatë bastisjes janë konfiskuar më shumë se 300 kopje të botimeve naziste, armë, municion, eksploziv dhe pajisje të teknologjisë informative.

Autori i sulmit terrorist në Zelandën e Re, Brenton Tarrant, ishte edhe një admirues i nacionalistëve dhe figurave historike serbe, si dhe para kryerjes së aktit terrorist, në videon e publikuar nga vetë ai, ka qenë duke dëgjuar muzikë nacionaliste serbe kushtuar Radovan Karaxhiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori