LAJMI I FUNDIT:

Askush si ai: Kingsley Coman ka fituar tetë tituj kampioni me tri klube të ndryshme në tri kampionatet më të forta

Askush si ai: Kingsley Coman ka fituar tetë tituj kampioni me tri klube të ndryshme në tri kampionatet më të forta

Kingsley Coman i Bayern Munich e ka fituar titullin e tetë në karrierën e tij, ndërsa trofetë i ka fituar me tre klube të ndryshme. 

Është një statistikë që mund të mos u duket interesant, veçanërisht pasi Bayern ka fituar tetë tituj radhazi të Bundesligës, por Coman është vetëm 24 vjeç.


Anësori i talentuar francez nuk e ka dhënë atë që pritet nga ai, por mbetet një nga lojtarët më tërheqës në Evropë dhe ka një vitrinë të mbushur me trofe.

Në asnjë sezon të vetëm në karrierën e tij profesionale, Coman nuk e ka kaluar pa e fituar titullin e ligës me klubet e tij dhe këtë e ka bërë në tri nga pesë ligat më të mëdha të Evropës.

Coman mund të ketë bërë vetëm katër paraqitje për Paris Saint-Germain pasi ishte shumë i ri, por ishte e mjaftueshme që ai të merrte duart dy trofe të Ligue 1.

Ai e vazhdoi zakonin e tij edhe kur u transferua te Juventusi në vitin 2014, duke fituar trofeun e Serie A.

Coman u paraqit dy herë për Zonjën e Vjetër në sezonin e ardhshëm, jo ​​mjaftueshëm sipas rregullave italiane për të marr një medalje, por atije ku shkoi is huazim te Bayern Munich fitoi titullin.

Në edicionin 2015/16 në të cilën Coman luajti 35 herë, fitoi fanellën e Bayern Munioch që vendosën ta blejnë nga Juve. Nga ajo kohë deri tani Coman ka fituar pesë tituj në Bundesligës.

Si përmbledhje, Coman ka fituar dy tituj të Ligue 1, një titull në Serie A dhe pesë të Bundesligës në tetë sezone si profesionist. Jo keq për dikë që ka mbushur vetëm 24 vite javën e kaluar.

Por prisni pak, Coman ka edhe tjerë trofe në vitrinën e tij.

Ylli francez gjithashtu ka fituar Coupe de la Ligue dhe Trophée des Champions, gjatë kohës sa ishte te PSG, si dhe Coppa Italia dhe Supercoppa Italian te Juventusi.

Te Bayern ka dy trofe të DFB-Pokal dhe tre Superkupës së Gjermanisë.

Me Francën ai ka një medalje të argjend nga Kampionati Evropian 2016, ndërsa nuk ishte fituar nga Franca dy vite pas kur fituan kampionatin botëror. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori