LAJMI I FUNDIT:

Vendimet e dala nga mbledhja e 49-të e BE të KOK-ut, Asambleja e Punës mbahet më 29 korrik

Vendimet e dala nga mbledhja e 49-të e BE të KOK-ut, Asambleja e Punës mbahet më 29 korrik

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës nën udhëheqjen e presidentit Besim Hasani mbajti mbledhjen e 49-të, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të Rendit të Ditës.

Mbledhja u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë, duke respektuar masat e dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (IKSHPK).


Më poshtë mund të gjeni vendimet:

U dhanë informata për aktivitetet e zhvilluara mes dy mbledhjeve si: Trajnimi ndërkombëtar për shkathtësi mentale, të cilin e vijuan sportistët elitarë dhe Shpresat Olimpike 2020; kurset për administratorë sporti me federatat sportive; video-konferencat me federatat sportive; vendimi për rifillimin e aktiviteteve sportive, etj.

U diskutua për propozim ndryshimet në statutin e KOK-ut. Ndryshimet do t’i propozohen Asamblesë së Punës së KOK-ut për miratim.

U vendos që Asambleja e Punës së KOK-ut të mbahet më 29 korrik 2020. Asambleja ishte shtyrë shkaku i përhapjes së pandemisë Covid_19.

U konstatua se përgatitjet për Ditën Olimpike 2020 po shkojnë sipas planit të paraparë. KOK në bashkëpunim me komunat do ta shënojnë këtë ditë në mënyrë virtuale, ku pjesëmarrës janë sërish fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.

U vendos që më 23 qershor – në Ditën Olimpike, të mbillen pemë të reja në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, si dhe të ftohen federatat sportive për të mbjellur nga një pemë.

U diskutuan edhe kërkesa të ndryshme të ardhura nga federatat sportive.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori