LAJMI I FUNDIT:

Tre gjigantët anglezë në garë për Aaron Ramseyn

Tre gjigantët anglezë në garë për Aaron Ramseyn

Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Manchester United kanë treguar interesim për mesfushorin e Juventusit, Aaron Ramsey, sipas mediave në Itali.

The Sun pretendon se Zonja e Vjetër ia ka ofruar shërbimet e lojtarit Spursave, përkundër lidhjes së tij të kaluar me Arsenalin.

Tani, Tuttomercatoweb raporton se Tottenhami  është i gatshëm që të transferojë lojtarin dhe kanë filluar kontaktet e para.


Sidoqoftë, në garë janë edhe Chelsea e United që gjithashtu kanë kontaktuar me Juventusin për rikthimin e 29-vjeçarit në Angli.

Pavarësisht interesit të treshes, kuptohet që Ramsey është shumë i lumtur në Torino dhe që Zonja e Vjetër nuk dëshiron të ndahet me të pas vetëm një sezoni.

Uellsiani aktualisht po lufton për të qenë i gatshëm për finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit që zhvillohet të mërkurën e kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

La Liga
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Kalo në kategori