Gjykata Themelore në Ferizaj, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për kryerjen e veprës penale “vrasje”, Heset Salihaj.
Ai është dënuar me 12 vite burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe atë nga 20 nëntori i vitit 2017, e deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë.
Kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi, tha se për këtë aktgjykim janë marrë parasysh rrethanat lehtësuese, duke u nisur nga fakti që i akuzuari Salihaj nuk ka të kaluar kriminale dhe se me këtë lloj të sanksionit do të arrihet qëllimi i dënimit.
Ndërsa, për veprën penale “vrasje e rëndë”, në mungesë të provave, gjykata të akuzuarin Salihaj e ka liruar nga akuza.
I akuzuari Salihaj është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 200 euro, si dhe 50 euro të tjera në emër të kompensimit të fondit të viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lidhur me kërkesën pasurore – juridike, të dëmtuarit janë udhëzuar në kontest civil. Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2018, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i pandehuri Heset Salihaj akuzohet se në bashkëkryerje me persona të panjohur, i shtyrë nga motivet nacionale, më 17 mars 2004, në orët e vona të pasdites, me dashje kishte privuar nga jeta Borko dhe Dobrijevo Stoliq.
Siç thuhet në aktakuzë, derisa të ndjerit kishin qenë para shtëpisë së tyre në fshatin Drajkovc të Komunës së Shtërpcës, i akuzuari Salihaj së bashku me disa persona të tjerë të panjohur, kishte shtënë me armën e tij në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri Dobrijevo Stoliq, nga plagët e marra kishte mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i ndjeri Borko Stoliq, nga dy lëndime të marra kishte vdekur rrugës për në spital.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim të sigurimit të vendit të ngjarjes, kishin arritur disa pjesëtar të Policisë së Kosovës, ku duke ikur nga vendi i ngjarjes, Salihaj së bashku me personat e panjohur kishte shtënë disa herë në drejtim të tyre, por që nuk ishin qëlluar.Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, nga neni 147, paragrafi 6,10, dhe 11, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Salihaj po akuzohet se më 21 tetor 2004, rreth orës 01:30, në Ferizaj, me dashje kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Nezir Sherifi, në atë mënyrë që derisa Sherifi kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, Salihaj kishte shtënë disa herë në drejtim të tij, ku nga lëndimet e marra kishte vdekur në vendin e ngjarjes, nga ku i pandehuri kishte ikur por që i kishte mbetur portofoli me dokumentet e tij personale.
Për këtë, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “vrasje”, nga neni 146, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrahje mes vëllezërve në Prishtinë e dhunë ndaj grave në disa rajone të Kosovës – raporti i plotë i policisë
E rëndë në Dropull, çifti i të moshuarve gjendet i vdekur dhe me shenja dhune në trup
Me thika e shufër metalike, përleshen tre persona në Fushë Kosovë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit