LAJMI I FUNDIT:

Musliu i reagon ashpër Arben Vitisë, thotë se u tall me personelin mjekësor e policët në tubimin e LVV-së

Musliu i reagon ashpër Arben Vitisë, thotë se u tall me personelin mjekësor e policët në tubimin e LVV-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për tubimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa theksin në postimin e saj e ka vënë tek ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur Vitinë, “menikin me mindil”, dhe tha se ai është tallur rëndë me infektologët, Naser Ramadani, Lul Raka e Valbon Krasniqi, ndërsa të njëjtën tha se e ka bërë edhe me personat e tjerë, e më së shumti me familjen e Agon Musliut.


“Manekeni me mindil i Qeverisë sh-Kurti vetëm për të plotësuar egon e shefit tënd psikopat, dje ne Sheshin Skënderbeu u talle rëndë me Naser Ramadanin, Lul Raken, Valbon Krasniqin. U talle rëndë me të gjithë epidemiologet, me mjekët, infermierët, me policët, me mirëmbajtësit e higjienës, me shoferët e autoambulancave, dhe me të gjithë ata që janë në ballë të luftës kundër pandemisë. U talle rëndë me të prekurit nga #Covid19 , me të shëruarit dhe ata që presin për t’u shëruar. U talle me të gjallët dhe të vdekurit. E mbi të gjitha u talle me familjen e Agon Musliut”, shkruan Musliu.

Ajo ndër të tjera tha se veprimi i tij i djeshëm për tu paraqitur para qytetarëve e bën përgjegjës për tragjedinë e të riut nga Gjilani, Agon Musliu.

“Paraqitja jote e buzëqeshur në shesh para disa mijëra qytetarëve të cilët ekspozohen pranë njërit tjetrit pa respektuar asnjë nga rregullat e pandemisë (qe ti ke vendose ditë më parë) në një ditë ku në vendin tonë shënohen 58 raste te reja me covid19, të bën direkt ty Maneken me Mindil përgjegjës për tragjedinë e Agon Musliut. Maneken me mindil, që s’ke dije e ke dëshmu por qe s’ke asnjë fije morali njerëzor këtë e dëshmove dje dhe duhet të japësh llogari. Ju thirreni në POPULL por POPULLIN e konsideroni vetëm si turme për t’iu ardhur mbrapa”, shkruan Musliu. /Telegrafi/