LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Federatës italiane, Gravina: Tifozët në stadiume nga fillimi i muajit korrik

Presidenti i Federatës italiane, Gravina: Tifozët në stadiume nga fillimi i muajit korrik

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka thënë se ai shpreson që tifozët do lejohen të futen nëpër stadiume nga fillimi i muajit korrik.

Futbolli në Itali u rikthye në mbrëmjen e kaluar, kur Juventusi e Milani luajtën pa gola në Allianz Stadium në kuadër të Kupës së Italisë.


Tani, Gravina ka thënë se vendi është në gjendje të lejojë tifozët të futen në stadiume, mirëpo do të ketë distancë sociale.

Pamje nga ndeshja (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Mendova për një rastësi të çuditshme: natën e kaluar duhet të kishim filluar me takimin Itali-Turqi, në Romë”, ka thënë ai për Radio Deejay, duke iu referuar ndeshjeve për Euro 2020.

“Është një burim krenarie e madhe për lëvizjen tonë dhe tifozët. Ne ishim koherent, të ekuilibruar dhe folëm me të gjithë: kjo përzierje çoi në arritjen e një objektivi të rëndësishëm”.

Pamje nga ndeshja (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

“Hapi i djeshëm ishte i fundit që shpërndau dyshimet në lidhje me perspektivat e fushatës sonë që po arrihet”.

“Jam i lumtur, tani pjesa e fundit mungon: pjesëmarrja e tifozëve. Shpresoj, gjysma e tyre më së shumti, të kthehen në stadium deri në fillim të korrikut.

Pamje nga ndeshja Juventus – Milan (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

“Kjo do të thotë që Italia është larguar nga kufizimet e mbetura dhe një moment i errët”, ka shtuar më tej ai.

Juventusi dhe Milani luajtën mbrapa dyerve të mbyllura, mirëpo duket se në Itali tashmë ka filluar të lehtësohen të gjitha masat. /Telegrafi/