LAJMI I FUNDIT:

Në Londër rrëzohet statuja e tregtarit të skllevërve – përdhoset memoriali i Churchillit

Në Londër rrëzohet statuja e tregtarit të skllevërve – përdhoset memoriali i Churchillit

Protestuesit në Bristol të Anglisë rrëzuan dhe tërhoqën zvarrë nëpër rrugë statujën e Edward Colston, tregtar skllevërish në shekullin e 17-të, i cili njihet edhe si filantrop.

Rrëzimi i statujës nga turmat e zemëruara erdhi në valën e indinjatës që ka shkaktuar rasti i 46-vjeçarit George Floyd në Amerikë.


Tubuesit hodhën një litar dhe e tërhoqën poshtë, ndërsa njëri i vuri statujës gjurin në fyt, duke rikrijuar skenën e vdekjes së Floyd-it.

Colston ka qenë pjesëtar i Della Royal African Company, e cila thuhet të ketë transportuar rreth 80 mijë burra, gra e fëmijë nga Afrika në Amerikë.

Kur vdiq në vitin 1721 megjithatë, pasurinë e tij e dha të gjithën për bamirësi.

Në Londër është përdhosur sakaq statuja e Winston Churchill, mbi të cilën protestuesit kanë shkruar: “Ishte racist”!

Përplasje të dhunshme u shënuan sot mes tubuesve dhe policisë përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër.

“Njerëzit kanë që në 1619-ën, tani boll më! Erdha këtu duke e ditur rrezikun e coronavirusit, por ia vlen të rrezikoj sepse duhet ta ndalojmë të gjithë bashkë padrejtësinë racore që po ndodh në mbarë globin”, shprehet Cosmos Cupid, ushtar britanik. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori